E Hënë, 12.09.2019, 04:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 

Xhorxh W.Bush
E Shtunë, 12.20.2008, 09:26am (GMT+1)

Presidenti Bush e vendos Kosovën në Programin Amerikan të përfitimeve tregtare

20 dhjetor- Një zëdhënës i Këshilit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri të ditur se Presidenti Xhorxh W. Bush nxori dje një shpallje duke shtuar Kosovën në programin e Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave, që mundëson hyrjen pa doganë të 4650 podhime nga 131 vende dhe territore të caktuara. “Në dritë të faktit që Kosova është e pavarur nga Serbia, unë kam vendosur që Kosova do të jetë e caktuar si një vend i veçantë në zhvillim përfitues i Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave,” citohet të ketë shkruar Bush në një letër drejtuar liderëve të Kongresit Amerikan. Në të njëjtin vendim, Bush ka shtuar edhe Azerbajxhanin, në mënyrë që të nxiten marrëdhëniet e mëtejshme ekonomike midis dy vendeve dhe të ndihmojë zhvillimin e Azerbajxhanit. Ky vend, një ish republikë sovjetike, kufizohet nga Rusia, Armenia, Gjeorgjia dhe Irani. Vitin e kaluar raportet ekonomike botërore e cilësuan Azerbajxhanin si një nga 10 vendet që bënë përpjekjet më të mëdha reformuese.

Përfshirja e Kosovës në programin përfitues tregtar amerikan, tregon vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar konsolidimin dhe forcimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, faktor vendimtar për paqe dhe stabilitet në rajonin e Europës Juglindore dhe më gjerë. Ky është një thellim i politikës amerikane ndaj Kosovës, politikë që ndjekur nga Presidenti Xhorxh Herbert Bush, nga Presidenti Bill Klinton, si dhe nga Presidenti Xhorxh Uokër Bush, politikë që pritet të vazhdohet me sukses edhe nga Presidenti i zgjedhur Barak Obama./Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LONDRA DHE BERLINI RATIFIKOJNË PROTOKOLLIN E SHQIPËRISË ME NATO-n (12.19.2008)
Presidenti Bush mbi arritjet në fushën e sigurisë kombëtare (12.18.2008)
Dënohet përgjegjësi i genocidit në Ruandë (12.18.2008)
Revista “Time” emëron Barak Obamën “Njeriu i vitit 2008” (12.17.2008)
GORDON BRAUN VIZITË TË PAPRITUR NË IRAK (12.17.2008)
SARKOZI:  "Ne duam një Europë të fortë..! " (12.16.2008)
Protestuesit pushtojnë Televizionin Grek< (12.16.2008)
Arrestime në Moske - (12.15.2008)
BUSH PAS IRAKUT NË AFGANISTAN (12.15.2008)
New York Times: Frikë për një konflikt të ri në Bosnjë (12.14.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]