VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mijëra qirinj ndriçojnë Zvicrën në favor të një shoqërie solidare, ku forca matet me mirëqenien e më të dobtëve


E Shtunë, 12.20.2008, 02:20pm (GMT1)

20 dhjetor (Voal-online) – Sot prej orës 16:00 anembanë Zvicrës do të ndizen me mijëra qirinj, të cilët do t’i ndriçojnë urat, ndërtesat dhe sheshet, midis të cilëve edhe Sheshin Federal të Bernës. Aksioni „Një milion yje“, organizuar nga Karitas për të katërtin vit radhazi, synon të jetë një sinjal në favor të një shoqërie solidare, ku forca matet me mirëqenien e më të dobtëve,“ thuhet në deklaratën e organizatorit. Kjo veprimtari mbështetet, ndër të tjera, edhe nga këshilltarja federale Doris Leuthard. Vitin e shkuar anembanë Zvicrës u ndezën 90 000 qirinj. Pjesëmarrësit në këtë veprimtari ishin 200 000 veta.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.