VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Barak Obama dhe simboli i Abraham Linkolnit
E Premte, 12.26.2008, 09:55am (GMT1)

ZA – Voal-online - Presidenti i zgjedhur Barak Obama do të bëjë betimin si presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara me Biblën që përdori Abraham Lincolni kur bëri betimin e tij më tepër se 1 shekull më parë.  Bibla e Lincolnit ndodhet në koleksionin e  Bibliotekës së Kongresit  dhe iu presantua media këtë javë.   "Ideja e qeverisë së popullit, nga populli dhe për popullin nuk është shuar nga kjo botë…”  Natën e zgjedhjeve, presidenti i zgjedhur Barack Obama lexoi këtë thënie nga fjalimi i famshëm i  Getisburgut i Presidentit Abraham Lincoln. Por referencat e tij për Linkolnin nuk mbetën vetëm me këtë thënie. Kjo Bible që Presidenti Lincoln përdori për inaugurimin e tij, do të përdoret tani nga zoti Obama kur ai të bëjë betimin për në Shtëpinë e Bardhë në muajin janar. Presidenti Lincoln njihet për misionin që ndërmori për heqjen e skllavërisë në mesin e shekullit të 19.  Bibla e  Lincolnit është pjesë e koleksionit të librave të rrallë në Bibliotekën e Kongresit në Washington. Clark Evans është shef i njërit prej seksioneve.  "Ka një lidhje të dukshme mes Linkolnit, emancipuesit të madh dhe faktit që presidenti i parë afrikano-amerikan do të përdorë për betimin Biblën që u përdor nga Linkolni".Bibla u ble posaçërisht për betimin e Linkolnit në vitin 1861 nga një sekretar i Gjykatës së Lartë amerikane. Vula e gjykatës tregon se kjo është pikërisht ajo bibël historike. Zoti Evans thotë se zakonisht Bibla nuk nxirret për ta parë publiku me përjashtim të rasteve si ky. "Një nga bukuritë e kësaj koincidence është se vetëm pak javë pas inaugurimit do të jetë 200 vjetori  i lindjes së Abraham Lincolnit".Komisioni i Inaugurimit presidencial thotë se zoti Obama do të jetë presidenti i parë që bën betimin me këtë Bibël që prej 150 vjetësh kur ajo u përdor nga Linkolni. //iç// 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.