VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Dy milionë të pranishëm në kurorëzimin e Obamës


E Premte, 01.02.2009, 10:03am (GMT1)

2 janar (Voal-online) - Pritet një turmë e panumërt të jetë e pranishme në përurimin e kryetarit të ri të Shtetit të SHBA. Festa e kurorëzimit të Obamës do të jetë një nga më madhështoret, ndoshta më madhështorja që ka përjetuar ndonjëherë Amerika dhe njerëzimi. Shifra e të pranishmëve pritet të jetë 2 milionë. Për qindra mijë veta do të ketë ekrane të mëdha përgjatë gjithë zones Mall, prej nga mund të dëgjojnë fjalimin e frymëzuar nga 200 vjetori i lindjes së Abraham Linkolnit dhe nga premtimi i një fillimi të ri që t’i kapërcejë ndarjet e ta ribashkojë Amerikën. Kush nuk do të gjejë vend së paku në lëndinë do të jetë sistemuar mire, para se të lindë dielli, përgjatë Pennsylvania Avenue, për të përjetuar paradën që do të sjellë presidentin e ri në shtëpinë e tij të re. Kush kishte menduar të gjente një dhomë në hotel me fushëpamje nga parada duhej ta kishte bërë këtë gjë qysh prej muajsh. The Willard, hoteli historik ku Lincoln dha banketin pas përurimit të tij më 1865, është zënë krejtësisht prej tri vitesh e njëmbëdhjetë muajsh: dhoma e fundit me fushëpamje nga parada është zënë para pesë vjetësh, në fund të janarit të vitit 2004.
Do të jetë një festë e paparë: 60 mijë veta janë paraqitur vullnetarë për t’u marrë me rregullin dhe rendin, trefishi i numrit të duhur. Këta nuk do të kenë asnjë trajtim, vetëm një simite, në kapelë të kuqe dhe një shenjë përkujtimore. Janë gati të bëjnë çdo gjë: të qëndrojnë nga ana tjetër e qytetit për t’iu treguar hyrjen në metropolitanë ose zonat nga ku mund të jenë më afër Obamës dhe mund ta kenë fushëpamjen më të mire që të jenë ashtu dëshmitarë të momentit kur Obama do të mbajë Biblën teksa betohet, por kjo punë – mbajtja e Biblës gjatë betimit të presidentit -  tashmë i është caktuar Zonjës së re të Parë, pra Michelles.
Për të arritur në kohë në ceremoninë e përbetimit, e cila fillon në orën 11:30, këshillohet që të merret metropolitana në hyrje të qytetit në orën 4:00 të mëngjesit. Ekspertët e qarkullimit publik kanë përllogaritur se për të ardhur në vendin e përurimit 960 mijë veta do të bëhet e mundur vetëm nëse 120 mijë prej tyre do të kenë udhëtuar për këtu para orës 5:00. Ata paralajmërojnë jo pa shqetësim se në çdo stacion parashikohet një orë vonesë për të hypur në tren.
Në qytet do të shtohen 10 mijë autobusa, por kryetari i qytetit ka gjetur vendparkimi vetëm për gjysmën e tyre. Atë ditë mendohet të kapërcehet çdo record, edhe të turmës më të madhe kremtuese që i përket historisë, record që deri tani iu përket francezëve: 180 mijë veta ishin mes Parisit e Lionit në vitin 1980. Në gjithë Amerikën organizohen ekrane të mëdha dhe pamje kolektive për të ftuar njerëzit të qëndrojnë atje ku janë dhe të mos shkojnë në Washington.
Pas dy vjetësh fushate zgjedhore, një fitorje të hatashme dhe një kalimi të stëzgjatur një turmë e panumërt do të jetë e pranishme në fillimin e ri. Amerika e prej vitit 2009 e tutje do të fillojë prapë me festë të përmasave gigante, të përbërë nga njerëz të të gjitha ngjyrave. Do të jetë turma më e madhe e grumbulluar në Washington. Në kohën kur Martin Luther King mbajti fjalimin historik “I Have A Dream” (Unë kam një ëndërr) në vitin 1963 ishin të pranishëm 250 mijë veta, në protestat kundër luftës në Vietnam në vitin 1969 ishin të pranishëm një gjymë milioni, për betimin e Lyndon Johnson në janar 1965 ishin të pranishëm një milion e 200 mijë veta. Tani do të jetë dyfishi.

Vetëm 30 mijë e kanë biletën për t’u ulur para tribunës gjigante me 1600 vende ku Barack Obama do të betohet mbi Biblën që Abraham Lincoln e përdori i pari më 1861 e që askush nuk e kishte nxjerrë më nga Biblioteka e Kongresit. Nja 250 mijë të tjerë kanë fituar të drejtën të rrinë në këmbë në një zonë prej nga e shohin së largu presidentin e ri dhe familjen e tij, këta konsiderohen të privilegjuar. Çasti është madhështor, festa do të zgjasë katër ditë, ajo përbëhet nga qindra ngjarje, ballot, darka bamirëse, ekspozitat e organizuara në qytet. Këshilli bashkiak i Washingtonit ka autorizuar baret dhe restorantet të rrinë të hapur ditë e natë për pesë ditë dhe për të shërbyer alkoolikë deri në pesë të mëngjesit, një vendim që është kundërshtuar nga komiteti organizator dhe nga policia, të shqetësuar se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Obama duhet të mendojë vetëm për t’ia dhënë një mesazh të fortë atdheut të tronditur nga krizat dhe ka ndërmend një ceremoni të simboleve: nuk do të ketë vetëm nderime për presidentin Abraham Lincoln, por edhe prani të njerëzve që kanë shüenuar etapat e betejës për të drejtat qytetare. Do të jenë të pranishëm ata studentë zezakë të cilët trimërisht në vitin 1957 shpartalluan ndarjen rancore në shkolla, duke u ulur në bankat e gjimnazit të qytetit Little Rock në Arkansas: “Misioni ynë është të përmbushur tashmë,” kanë deklaruar ata kur e kanë marrë ftesën. Pranë tyre do të rrinë ulur 330 pjesëtarë të “Tuskegee Airmen”, pilotët e parë afroamerikanë të aviacionit – para tyre zezakëve iu ishte ndaluar të ishin pilotë të aviiacionit ushtarak – të cilët luftuan në Luftën e Dytë Botërore. Ata janë tani në moshën 80 deri 90 vjeç dhe zënë një vend special në histori, ngaqë trimëria e tyre bindi presidentin e atëhershëm Harry Truman ta shfuqizonte ligjin e segregacionit në ushtri, në vitin 1948. 

Obama, sa të ketë mbaruar pushimet në Hawaii, do të jetë tashmë i pranishëm në Washington, edhe pse shtëpia e tyre e re do të jetë e zënë edhe për disa ditë nga presidenti aktual. Por  Sasha e Malia duhet ta fillojnë shkollën e re të hënën, kështu që familja e parë e Amerikës ka vendosur të largohet para kohe nga Çikago. The Blair House, rezidenca zyrtare mysafirëve të presidenti amerikan, nuk ka vend deri më 15 janar dhe George Bush ka shpjeguar se nuk ka vende për familjen Obama, e cila do të zerë vend në hotel për dy javë. Do të rregullohen në Federal Suite të hotelit historik Hay-Adams, që ka dy dhoma, dy banjo dhe një ballkon. Por sidomos ka një fushëpamje të hatashme mbi Shtëpinë e Bardhë.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.