VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Muslimanët dhe Hebrejtë e Bosnjes: Ndal dhuna në Gaza


E Shtunë, 01.03.2009, 06:55pm (GMT1)

Ansa - Voal-online– Mediat bëjnë të ditur se kryetarja e bashkisë së Sarajevës, Semiha Borovac, muslimane, dhe kryetari i bashkësisë hebreje boshnjake Jakvo Finci, ia kanë bërë një thirrje të përbashkët bashkësisë ndërkombëtare që të ndalë „vrajse në masë dhe shkatërimet masive“ në Rripin e Gazës. Duke theksuar „traditat shekullore të bashkëjetesës midis muslimanëve dhe hebrejve boshnjakë si dhe të bashkësive të tjera në Sarajevë”, dhe vuajtjeve të përbashkëta gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë, Borovac e Finci kanë kërkuar nga „organizmat euro-atlantike e nga fuqitë e mëdha të përdorin autoritetin e të mbrojne të drejtat njerëzore të jetës dhe të paqes“. Sarajevo është një shembull, shton thirrja e tyre, sesi mundet, edhe pas dhunës brutale, të rivendoset paqja dhe besimi i ndërsjellët”, dhe “besojmë se Izraeli e Palestina, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, mund të arrijnë një paqe të qëndrueshme“. Këto ditë në kryeqytetin boshnjak janë organizuar manifestime para ambasadës palestineze për paqen në Lindjen e Mesme, duke kujtuar se tre vite e gjysmë më parë, gjatë rrethimit serb të Sarajvës, u vranë 12 000 veta, prej të cilëve 1500 bambini. “Ne në Bosnja - ka thënë një manifestues, Avdo Hebib – e dimë ç’do të thotë kur bashkësia ndërkombëtare rri duke vështruar: vdesin njerëz të pafajshëm.“



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.