E Enjte, 10.17.2019, 12:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Protesta anëembanë botës për ndalimin e konfliktit në Rripin e Gazës
E Hënë, 01.05.2009, 08:17am (GMT+1)

VOA-CNN- Zëvendëspresidenti amerikan Dik Çeni tha se Izraeli nuk kërkoi autorizimin e SHBA për të ndërhyrë ushtarakisht në Rripin e Gazës. Por z.Çeni tha sot gjatë një programi televiziv, se udhëheqësit e Izraelit kanë paralajmëruar se ata nuk mund të shihnin qetësisht, teksa Hamasi godiste me raketa nga Gaza, Izraelin.

Ndërkaq protesta anëembanë botës u zhvilluan për të ndalur konfliktin në Gaza. Mijëra protestues ishin mbledhur jashtë zyrës qendrore të Kombeve të Bashkuara në Bejrut për të protestuar kundër ofensivës izraelite. Protesta të fuqishme pati edhe në të gjithë Amerikën.

Në Liban, forcat libaneze të rendit hodhën gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve kundër sulmeve të Izraelit në Gjirin e Gazës, pranë ambasadës amerikane në Liban. Zyrtarë thanë se incidenti ndodhi kur gati 100 protestues u munduan të hynin në pronën e ambasadës amerikane, e cila ndodhet në veri të Bejrutit.Ndërkohë, mijëra protestues ishin mbledhur jashtë zyrës qendrore të Kombeve të Bashkuara në Bejrut për të protestuar kundër ofensivës izraelite. Në Turqi, më shumë se 5 mijë njerëz mbajtën një protestë anti-izraelite në Stamboll, duke kërkuar që Izraeli t’i jep fund sulmeve. Po ashtu, protesta u organizuan në Indonezi, Marok dhe Australi. Udhëheqësit e Egjiptit dhe Jordanisë i denuan sulmet e Izraelit në Gaza dhe bënë thirrje që Izraeli t’i japë fund menjëherë këtyre sulmeve. /Voal-online

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Muslimanët dhe Hebrejtë e Bosnjes: Ndal dhuna në Gaza (01.03.2009)
Rajs: SHBA duan një armëpushim të qendrueshëm në Rripin e Gazës (01.03.2009)
Livni: Vendimet për ndalim-zjarri do të varen nga analiza e përditëshme e gjendjes (01.02.2009)
Dy milionë të pranishëm në kurorëzimin e Obamës (01.02.2009)
S'ka armëpushim midis palëve ndërsa Mbretëresha Rania e Jordanisë dhuron gjak për fëmijët e Gazës (12.31.2008)
Europa kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza (12.30.2008)
Izraeli vazhdon për të katërtën ditë bombardimet në Rripin e Gazës (12.30.2008)
Këshilli i Sigurimit i bën thirrje Hamasit dhe Izraelit të ndërpresin luftimet (12.28.2008)
Bashkimi Europian kërkon armëpushim të menjëhershëm (12.28.2008)
Barak Obama dhe simboli i Abraham Linkolnit (12.26.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]