E Djelë, 08.18.2019, 11:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 

Bush: "Sfida më e madhe për SHBA mbetet terrorizmi" - Ka deklaruar në konferencën e tij të fundit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë


E Hënë, 01.12.2009, 05:45pm (GMT+1)

12 janar (Voal-online)- Sot George W Bush ka dhënë konferencën e tij të fundit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. „Në Gaza do të ketë armëpushim afatgjatë vetëm kur Hamas nuk do të hedhë më raketa kundër Izraelit. Mënyra më e mirë për t’i dhënë fund dhunës në Lindjen e Mesme është të punohet me Egjipitin për të ndalur hyrjen e armëve në Gaza. Vendet që kontrabandojnë armë duhet ndalur,” ka deklaruar Bush lidhur me luftën e javëve të fundit në Gaza. Pas Lindjes së Mesme Bush është shprehur për Korenë e Veriut, të cilën e ka konsideruar ende një problem dhe ka përsëritur se nevojën që ajo t’i zbatojë detyrimet që ka marrë në procesin e verifikimit të çmontimit të programit të tij bërthamor si dhe të sigurojë se nuk ka një program të pasurimit të uranit. Në kuadrin e problemeve të brendshme ka siguruar Barack Obamën se gjithçka po shkon mirë. “Kërcënimi më urgjent me të cilin duhen përballur ai dhe presidentët e tjerë është një sulm kundër atdheut. Mund të them se ende nuk është konkret, por ende jashtë është një armik që do të donte t’i dëmtonte amerikanët. Obamës i duhet të marrë vendime të cilat nuk kish menduar kurrë se do t’i merrte,” ka deklaruar më tej Bush. Duke u ndalur tek vetë Obama, ai ka thënë: “Nuk do ta kisha menduar kurrë të shikoja një president zezak.” Ai ka sqaruar se vazhduesi i tij nuk i ka kërkuar t’i drejtohet Kongresit për të miratuar një shumë tjetër prej rreth 350 miliardë dollarësh ndihmash ndaj institucioneve financiare. “Kemi folur për këtë dhe nëse e shihte të nevojshme mund të ma kërkonte,” ka theksuar Bush. “Nuk e di a do të arrihej të bindej një numër i duhur i anëtarëve të Senatit për të pasur një votë pozitive,” ka shtuar ai. Por ai është shprehur gjithsesi optimist se politika e tij e lehtësimeve fiskale ka funksionuar dhe aksionet e ndërmarra kanë ndihmesuar për të vënë në punë tregun e kredive. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth së ardhmes së tij, ai ka thënë se, sapo të largohet nga Shtëpia e Bardhë, do të dalë nga skena. “Jam gati të shihem në pasqyrë në Teksas pa u turpëruar,” ka përfunduar. Ndërsa për të mërkurën 21 janar ai ka thënë se ditën do ta fillojë si gjithnjë duke ia çuar kafen te shtrati Laurës. Gjatë konferencës për shtyp ai ka pohuar se e quan të kryer detyrën në Irak dhe ka shprehur dyshimin nëse demokracia atje do të mbijetojë për shkak të tensioneve ndërfetare.

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Telegraph: Shuhet Kolonel David Smiley (01.11.2009)
Edhe Jordania largon Ambasadorin nga Tel Avivi (01.10.2009)
Këshilli i Sigurimit miraton një rezolutë për ndaljen e konfliktit në Gaza (01.09.2009)
Përpjekje për armëpushim në Gaza, raketa nga Libani në veri të Izraelit që përgjigjet (01.08.2009)
Plani 3 Pikësh Mubarak-Sarkozy - Olmert reagon me hapjen e korridorit humanitar në Rripin e Gazës (01.07.2009)
Të paktën 40 të vrarë nga një goditje e Izraelit në një shkollë të OKB-së në Gaza (01.06.2009)
Dita e parë e shkollës për Malia dhe Sasha Obama në Shkollën Sidwel Friends (01.06.2009)
Protesta anëembanë botës për ndalimin e konfliktit në Rripin e Gazës (01.05.2009)
Muslimanët dhe Hebrejtë e Bosnjes: Ndal dhuna në Gaza (01.03.2009)
Rajs: SHBA duan një armëpushim të qendrueshëm në Rripin e Gazës (01.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]