VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Arrestohet studenti që i doli kundër publikisht ajatollah Khameneit

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Arrestohet studenti që i doli kundër publikisht ajatollah Khameneit
E Djelë, 11.01.2009, 09:25am (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-online Kritikonte "radion dhe televizionin e shtetit, klimën policeske dhe pamundësinë për t'i bërë kritika Liderit Suprem".

 

Sipas raportit të një blogu të opozitës iraniane, rilbotuar nga iranian.com, një student universitar njëzetvjeçar është arrestuar pasi të mërkurën e ka kritikuar publikisht Liderin  Suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei-n. Studenti, siç bën të ditur blogu, të mërkurën e ka marrë fjalën në Teheran gjatë një takimi zyrtar të vetë Khameneit me éliten universitare të vendit, dhe prej së enjtes, sipas informacioneve të pakonfirmuara, duhet të jetë në duart e Rojave të Revolucionit.

 

Djaloshi, lexohet në blogun homylafayette.blogspot.com, është student i matematikës në Sharif University që ka fituar Olimpiadën e Matematikës dhe quhet Mahmud Vahidnia. Në ndërhyrjen e tij në mikrofon, të cilën e ka bërë pasi kanë folur autoritetet universitare të pranishme në Konferencën e Tretë Kombëtare të Rinisë Èlite dhe përpara se ta merrte fjalën Khamenei, Vahidnia ka folur 20 minuta pa dashur t'ia dijë ndaj protestave të disa personave të ndryshëm në platé.

 

Ka kritkuar, thuhet në blog, "radion dhe televizionin e shtetit, klimën policeske që mbyt shtypin dhe pamundësinë për t'i bërë kritika Liderit Suprem dhe strukturat e pushtetit në vend mishëruar nga Këshilli i Rojave të Revolucionit dhe nga Asambleja e Ekspertëve", të cilat frenojnë demokracinë.

 

Duke iu drejtuar Khameneit, që e kryesonte takimin, Vahidnia ka kërkuar më tepër kohë që të ketë mundësi ta përfundojë fjalimin e tij. Dhe Lideri Suprem i ka thënë: «Do të doja të vazhdoje. Koha ka mbaruar, por ju vzhdoni." Sipas blogut studenti prej së enjtes në mbrëmje është në duart e inteligjencës së Rojave të Revolucionit.

(http://www.corrriere.it)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Afganistan: Kandidati presidencial Abdullah nesër shpall zyrtarisht tërheqjen nga gara (10.31.2009)
Zëri i Amerikës: Medvedev dënon vrasjet e Stalinit (10.31.2009)
Izraeli e përshëndeti marrëveshjen me Iranin (10.30.2009)
Proces kundër ish presidentit Shirak (10.30.2009)
Gripi A1: Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut deklaron gjendjen e jashtëzakonshme (10.30.2009)
Traktati i Lisbonës: BE pranon propozimet e Pragës (10.30.2009)
SHBA. Të dhënat tregojnë se kriza ekonomike ka përfunduar (10.30.2009)
Irani i jep përgjigje pozitive propozimit të OKB-së (10.29.2009)
Washnington Post: Trupat të kthehen në shtëpi (10.29.2009)
SHBA: Dollari ruan statusin e tij botëror (10.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]