E Enjte, 11.14.2019, 10:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
RUSIA VAZHDON TË PUSHTOJË BAZAT USHTARAKE NË KRIME

E Martë, 03.11.2014, 09:52am (GMT+1)


Rusia dje akuzoi aktivistët e ekstremit të djathtë në Ukrainë dhe qeverinë pro – perëndimore të Kievit për krijimin e "kaosit" në rajonet e Ukrainës lindore të banuara me popullatë rusisht -folëse, ndërkohë që forcat pro - ruse vazhduan të pushtonin bazat ushtarake ukrainase në gadishullin e Krimesë.

Një deklaratë e ministrit të jashtëm rus, i cili veçoi grupin e ekstremit të djathtë ukrainas "Sektori i Djathtë", akuzoi edhe qeveritë perëndimore për injorimin e dhunës në rajon. Deklarata erdhi pasi Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha se njerëz të armatosur të veshur me uniforma ushtarake e rrethuan dhe pushtuan një bazë detare në Çernomorskoi të Krimesë, dhe një spital ushtarak në Simferopol.

Gazeta The New York Times tha se policia ndërpreu një intervistë me një banor lokal në Çernomorskoi, duke kërcënuar gazetarët e saj dhe duke i konfiskuar shënimet e tyre.
Kryeministri i përkohshëm ukrainas, Arseniy Yatsenyuk  të mërkurën do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Barak Obama. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë të lëshuar dje thuhet se vizita do të nxjerrë në pah mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës, dhe do të përfshijë bisedimet mbi ndihmën ekonomike dhe përgatitjet për zgjedhjet e majit në Ukrainë.

Departamenti Amerikan i Shtetit dje i bëri thirrje Rusisë të dëshmojë se është e gatshme të shqyrtojë propozimet diplomatike amerikane për t'i dhënë fund krizës në Ukrainë. Zëdhënësja Jen Psaki tha gjithashtu se një takim mes Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe homologut të tij rus  Sergei Lavrov këtë javë është i mundur, në qoftë se Sekretari Kerry është i bindur se Moska është e gatshme të zhvillojë bisedime substanciale.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NATO SHTRIN PATRULLIMET ME AVIONË NË KUFIRIN ME UKRAINËN (03.11.2014)
ENDE NUK JANË GJETUR MBETJE TË AVIONIT MALEJZIAN (03.10.2014)
RUSIA MERR NËN KONTROLL TË PLOTË KRIMENË - PA REZISTENCË DHE PA GJAKDERDHJE (03.09.2014)
NJË AUTOKOLONË USHTARAKE RUSE FUTET NË KRIME (03.09.2014)
EVROPA QENDRORE KËRKON TË IMPORTOJË GAZ AMERIKAN (03.09.2014)
SHBA - SIRIA E VONUAR ME SHKATËRRIMIN E ARMËVE KIMIKE (03.08.2014)
NETANJAHU - IZRAELI MUND TË HEQË DORË NGA DISA VENDBANIME (03.08.2014)
SEKRETARI KERRY TAKOHET ME MBRETIN E JORDANISË - NË KUADËR TË PËRPJKEJVE PËR PAQEN NË LINDJEN E MESME (03.08.2014)
LUFTANIJA AMERIKANE ARRIN NË DETIN E ZI (03.07.2014)
OBAMA, PUTIN DISKUTOJNË PËR KRIZËN NË UKRAINË (03.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]