VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRUKSELI DËNON ZYRTARISHT REFERENDUMIN E KRIMESË

E Djelë, 03.16.2014, 06:42pm (GMT1)


Bashkimi Evropian dënoi zyrtarisht sot referendumin që po zhvillohet në Krime për bashkimin e gadishullit ukrainas me Rusinë duke e konsideruar ilegal dhe ilegjitim dhe shtoi se për çështjen e sanksioneve unioni do ta merrte nesër vendimin. “Referendumi është ilegal dhe ilegjitim dhe rezultati i tij nuk do të njihet”, deklaruan së bashku presidentët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian, Herman Van Rompuy dhe José Manuel Barroso. ”Ministrat e Jashtëm të unionit do të prononcohen nesër për sanksionet”, shtuan ata./atsh

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.