E Premte, 12.06.2019, 03:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
VAZHDOJNË KËRKIMET PËR AVIONIN MALAJZIAN

E Martë, 03.18.2014, 04:59pm (GMT+1)


Kina tha sot se asnjë nga pasagjerët kinezë në bordin e avionit të zhdukur malajzian, nuk duket se ka lidhje me terrorizmin. Operacioni i kërkimit është i vështirë pasi transponderi i avionit, që e identifikon atë në radarët civil, dhe mjetet e komunikimit  ishin manipuluar ose fikur. Autoritetet tani janë të detyruara të mbështeten tek informacionet jo-preçize satelitore të bazuara në mesazhet automatike nga avioni i zhdukur.
                                                           
Kina tha sot se asnjë nga 154 pasagjerët kinezë në bordin e avionit të zhdukur malajzian, nuk duket se ka lidhje me terrorizmin. Ndërkohë, operacionet masive ndërkombëtare për     gjetjen e aeroplanit janë zgjeruar edhe më tej.
Ambasadori kinez në Malajzi, Huang Huikang.
 
“Kina ka zhvilluar një hetim të hollësishëm për pasagjerët kinezë në bordin e avionit. Deri tani, nuk është gjendur ndonjë provë që ndonjë prej tyre të ketë dëmtuar avioin e zhdukur. Mundësia që ndonjë pasagjer kinez të ketë qënë i përfshirë në ndonjë lloj akti terrorist mund të quhet e përjashtuar.”
 
Ambasadori kinez tha se vendi i tij ka filluar kërkimet për aeroplanin e pasagjerëve në territorin përgjatë korridorit verior të zonës së kërkimit.  Ka hamendje se aeropalni mund të ketë shkuar në veri drejt Azisë Qendrore ose fluturuar drejt jugut për në Oqeanin Indian, pas zhdukjes misterioze me 8 mars pas nisjes nga Kuala Lumpur për në Pekin.
        
Gazeta The New York Times njofton se trajektorja e parashikuar e aeroplanit duket se është manipuluar nga një sistem kompjuterik që mesa duket është programuar nga dikush në kabinën e pilotit dhe që ka patur njohuri të thella për sistemet e avionëve.
        
Kjo teori duket se shton dyshimet për dy pilotët e avionit, Zahairi Ahmad Shah dhe Fariq Abdul Hamid. Një mik i vjetër i pilotit Shah, amerikani Chris Nissen, thotë se është e pamudur që miku i tij të ketë gisht në zhdukjen e aeroplanit.
 
“Nuk mund ta imagjinoj atë të bëjë ndonjë gjë për të dëmtuar veten, pasagjerët apo avionin. Ndjehem keq kur njerëzit bëjnë sugjerime të tilla.”
 
26 vende janë të përfshira në opeacionet e kërkimit që po zhvillohen në tokë dhe oqeani dhe përfshin 11 shtete dhe sipërfaqe disa miliona kilometra katror. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUTIN - KRIMEA ËSHTË PJESË E RUSISË (03.18.2014)
PRESIDENTI OBAMA DO TË NDEROJË SOT 24 VETERANË USHTARAKË (03.18.2014)
PUTIN FLET SOT PËR KRIMENË (03.18.2014)
NËNPRESIDENTI BIDEN SOT NË POLONI - PËR KRIZËN NË UKRAINË (03.18.2014)
KRIMEA KËRKON BASHKIM ME RUSINË (03.17.2014)
MALAJZIA KËRKON MBËSHTETJE NDËRKOMBËTARE PËR GJETJEN E AVIONIT (03.17.2014)
SHBA - REFERENDUMI NË KRIME I PALIGJSHËM (03.16.2014)
KRIME - 93 PËR QIND SHPREHEN PËR BASHKIMIN ME RUSINË (03.16.2014)
BRUKSELI DËNON ZYRTARISHT REFERENDUMIN E KRIMESË (03.16.2014)
PRORUSËT SULMOJNË NDËRTESAT QEVERITARE NË DONETSK (03.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]