E Enjte, 10.17.2019, 12:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA TREGON MBËSHTETJEN PËR ALEATËT E SAJ NË EVROPË

E Mërkurë, 03.19.2014, 11:04am (GMT+1)


Nënpresidenti amerikan Joe Biden dje arriti në Poloni për bisedime që synojnë të sigurojnë aleatët e Evropës Lindore se ata kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Vizita ndodhi menjëherë pasi Moska dje nënshkruajti një traktat për të bërë zyrtarisht rajonin ukrainas të Krimesë pjesë të Federatës Ruse. Korrepondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga Londra se tensionet dhe rritja e pranisë ushtarake ka rritur shqetësimet në rajon.

 Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden mbërriti dje në Varshavë për të ritheksuar mbështetjen amerikane për aleatët e Evropës Lindore.
Zyrtarët thonë se udhëtimi i tij ka për qëllim të konfirmojë se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë aleatët e saj në Evropën Lindore dhe për të diskutuar mënyrat për të zvogëluar varësinë e rajonit nga energjia ruse.

"Rusia ka dhënë një sërë argumentesh të ndryshme për të justifikuar atë që nuk është gjë tjetër, veçse grabitje territori".

Zoti Biden do të takohet me udhëheqës nga Letonia, Lituania, Estonia, dhe Polonia, të cilat kanë qenë pjesë e ish- Bashkimit Sovjetik.

Këto vende kryesisht i shohin Shtetet e Bashkuara, e jo Evropën, si garantues të sigurisë së tyre, thotë Nicholas Redman, analist në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

"Fuqia që ndodhet prapa NATO-s, Shtetet e Bashkuara, është ajo nga ku ata kërkojnë garanci për sigurinë e tyre".

Trupat e NATO-s janë duke u stërvitur në Norvegjinë veriore, si pjesë e stërvitjes Përgjigja e Ftohtë 2014, e planifikuar që para shpërthimit të krizës në Ukrainë. Kufiri rus është vetëm 450 kilometra larg rajonit ku trupat e NATO-s po zhvillojnë stërvitjet.
Gjenerali Morten Haga Lunde është drejtor i stërvitjeve ushtarake të NATO-s.

"Kjo është një nga stërvitjet më të mëdha të NATO-s në Evropë këtë vit, ku po marrin pjesë 16 mijë trupa nga 15 vende".

Afër kufirit ukrainas, trupat ruse kanë kryer stërvitje e tyre ushtarake. Ngjarjet në Krime kanë rritur tensionet në mbarë rajonin, thotë analisti Nicholas Redman.

"Madje edhe aleatët më të ngushtë të Rusisë do të jenë shumë të shqetësuar rreth kësaj situate. Kufijtë rreth vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik janë historikisht të debatueshme. Shumë vende janë të bllokuara në anën e gabuar të vijave kufitare. Ka shumë kufijë të kontestuar në këtë rajon".

Në përgjigje të veprimeve të Rusisë, Bashkimi Evropian të hënën vendosi sanksione kundër 21 qytetarëve rusë, nddërsa Shtetet e Bashkuara vendosën saksione ndaj 11 zyrtarëve të lartë rusë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se sanksionet "nuk do të bëjnë asgjë". Por Evropa ka fuqinë për të dëmtuar Rusinë, thotë analisti Nicholas Redman.

"Në këtë moment, unë mendoj se ka një tension të qartë mes qëllimit të sinjaleve dhe seriozitetit të sinjaleve, por duke lënë mjaft në rezervë në rast të përkeqësimit të situatës".

Analistët thonë se kjo mundësi po rindez tensionet që janë lënë anash për dy dekada, tensione të cilat shumë njerëz shpresonin se ishin bërë pjesë e së kaluarës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JOHN BELLINGER - REFERENDUMI I KRIMESË ISHTE I PALIGJSHËM (03.19.2014)
VAZHDOJNË KËRKIMET PËR AVIONIN MALAJZIAN (03.18.2014)
PUTIN - KRIMEA ËSHTË PJESË E RUSISË (03.18.2014)
PRESIDENTI OBAMA DO TË NDEROJË SOT 24 VETERANË USHTARAKË (03.18.2014)
PUTIN FLET SOT PËR KRIMENË (03.18.2014)
NËNPRESIDENTI BIDEN SOT NË POLONI - PËR KRIZËN NË UKRAINË (03.18.2014)
KRIMEA KËRKON BASHKIM ME RUSINË (03.17.2014)
MALAJZIA KËRKON MBËSHTETJE NDËRKOMBËTARE PËR GJETJEN E AVIONIT (03.17.2014)
SHBA - REFERENDUMI NË KRIME I PALIGJSHËM (03.16.2014)
KRIME - 93 PËR QIND SHPREHEN PËR BASHKIMIN ME RUSINË (03.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]