VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DUMA RATIFIKON TRAKTATIN PËR ANEKSIMIN E KRIMESË

E Enjte, 03.20.2014, 06:43pm (GMT1)


Dhoma e ulët e parlamentit rus ratifikoi traktatin për aneksimin e Krimesë nga Ukraina.
 
Ligjvënësit votuan sot ndërsa dhoma e lartë e parlamentit do të zhvillojë votimin nesër.
 
Krimeasit votuan në një referendum rajonal të djelën për të shpallur pavarësinë nga Ukraina me shpresën për t’u bashkuar me Federatën Ruse.
 
Të martën, presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësit e Krimesë nënshkruan një traktat që e bën Krimenë pjesë të Rusisë pasi zoti Putin deklaroi në një fjalim se gadishulli kishte qënë përherë një pjesë e patjetërsueshme e Rusisë. Kremlini tha të martën se traktati hynte në fuqi ditën që do të nënshkruhej.
 
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, i cili po viziton Moskën shprehu shqetësim të thellë – duke thënë se referendumi e përkeqësoi situatën edhe ashtu komplekse dhe të tensionuar. (za)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.