E Hënë, 07.22.2019, 09:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
GODITJA MË E MADHE NDAJ RUSISË - ANULIMI I 'BOTËRORIT 2018'

E Premte, 03.21.2014, 07:27am (GMT+1)



Gjatë ditës së enjten udhëheqësit evropianë u takuan në Bruksel për të diskutuar për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

Deri tani BE-ja ka vendosur kufizime financiare dhe ndalimin e lëvizjes ndaj 21 zyrtarëve ruse dhe ukrainas, por tani është qëndruar larg ndonjë sanksioni ekonomik në shkallë të gjerë.

BE-ja dhe SHBA kanë dënuar aneksimin e Krimesë nga Rusia si të paligjshme. Por, ende nuk dihet nëse do të vendosen sanksione të tjera ndaj Rusisë, për të rritur presionin ekonomik. Në këtë pikë udhëheqësit e ekonomive më të mëdha të Evropës po bëjnë kujdes. Ja pse.
 
Sa e rëndësishme është ekonomia e Rusisë
Ekonomia ruse është e 8-ta në botë,GDP kap një shumë prej 2 trilion dollarë. Por ekonomia e saj, është shumë e varur nga nafta dhe gazi, u rritë vetëm 1.3%, krahasuar me vitin 2012-të.
Pas krizës ruse, analistët kanë paralajmëruar se ekonomia ruse do ta ketë të vështirë të pësojë rritje.

A do të ndihen në Evropë sanksionet ndaj Rusisë
BE-ja është partneri më i madh tregtar i Rusisë, dhe ka lidhje të thella ekonomike. Pothuajse gjysma e eksporteve të Rusisë përfundon në vendet e BE-së.

Rusia, nga ana tjetër, është partneri i tretë më i madh tregtar për BE-në. Por eurozona sapo ka filluar daljen nga kriza ekonomike dhe do të ishte e vështirë prerja e lidhjeve me një partner të fuqishëm ekonomik.

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Çikagos, Robert Pape thotë se sanksionet do të dëmtonin rëndë të dyja palët.

Rusia furnizon me gaz natyror një të tretën e vendeve të BE-së. Gjermania, ekonomia më e madhe në eurozonë, importon rreth 40% të gazit nga Rusia.

Cila është marrëdhënia ekonomike e Rusisë me SHBA-nëus_eu_russia_trade
Marrëdhënia ekonomike mes SHBA-ve dhe Rusisë është e pabalancuar. Rusia renditet si partneri i 20-të i SHBA-VE në tregti, me 27 milionë dollarë. Në anën tjetër SHBA-ja është partneri i 5-të më i madh për Rusinë, me vetëm 11 miliardë dollarë.

Sipas kryetarit të fondacionit rus, David Clark, bllokimi i lidhjet financiare ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit do të thotë një humbje e madhe për bankat evropiane, të cilat kanë dhënë miliarda në Rusi. Clark shtoi se sanksionet ndaj 28 individëve kanë fare pak vlerë.

‘Përvoja ka treguar se sanksionet ekonomike rrallë ndikojnë në qëllime jo ekonomike. Një ndër sanksione, të cilat mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë tek Rusia mund të jetë një vendim i marrë nga një numër i madh vendesh për të bojkotuar kampionatin Botërorë të vitit 2018. Kjo lëvizje do të dëmtonte pretigjin e Rusisë dhe jo vetëm, nëse FIFA do ta dërgonte Botërorin në një vend tjetër’ tha David Clark .

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSËT E DONETSKIT E SHOHIN PUTININ SI TË VETMEN SHPRESË (03.21.2014)
RUSIA KUNDËRPËRGJIGJET NDAJ SANKSIONEVE AMERIKANE (03.20.2014)
DUMA RATIFIKON TRAKTATIN PËR ANEKSIMIN E KRIMESË (03.20.2014)
QEVERIA RUSE DISKUTON PËR TRANSDNIESTRIN (03.20.2014)
UKRAINA - PLANE PËR EVAKUIM TË PERSONELIT USHTARAK NGA KRIMEA (03.20.2014)
SHBA - BANKA QENDRORE REDUKTON PROGRAMIN STIMULUES (03.20.2014)
SHBA TREGON MBËSHTETJEN PËR ALEATËT E SAJ NË EVROPË (03.19.2014)
JOHN BELLINGER - REFERENDUMI I KRIMESË ISHTE I PALIGJSHËM (03.19.2014)
VAZHDOJNË KËRKIMET PËR AVIONIN MALAJZIAN (03.18.2014)
PUTIN - KRIMEA ËSHTË PJESË E RUSISË (03.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]