E Premte, 12.13.2019, 12:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA - BBG E SHOKUAR DHE E TMERRUAR ME VRASJEN E GAZETARIT

E Djelë, 03.23.2014, 10:51am (GMT+1)


Bordi i Guvernatorëve të Transmetimit (BBG) të Shteteve Bashkuara është shprehur i shokuar dhe i tmerruar me vrasjen e sotme të shefit të Zyrës së Radios Evropa e Lirë/Radio Iraku i Lirë në Bagdad, dhe ka bërë thirrje për arrestimin e menjëhershëm të rojes presidenciale të Irakut, i akuzuar për të shtëna kundër gazetarit.

“Dr. Mohammed Bdaiwi Owaid Al-Shammari ishte gazetar i përkushtuar që punonte për të siguruar se populli i Irakut do të pranoj lajme të besueshme dhe të paanshme”, tha kryesuesi i BBG-së, Jeff Shell.

“Duke e bërë këtë, ai ishte ballafaquar me shumë rreziqe, që këtë akt final dhe qartas të rastësishëm të dhunës e bëjnë edhe më të vështirë. Me përzierje të keqardhjes dhe tmerrit, ne i dërgojmë ngushëllime te familja e tij trime, te miqtë dhe kolegët, dhe ne kërkojmë nga qeveria e Irakut që parezervë të përpiqet ta sjellë vrasësin e tij para drejtësisë”.

Dëshmitarët thanë se një roje presidenciale e qëlloi për vdekje Al-Shammari në hyrje të kompleksit ku gjendet edhe zyra e tij, pasi të dy personat këmbyen fjalë lidhur me atë se a duhet të kalonte makina e tij nëpër pikën e kontrollit së pari. Pas të shtënave oficeri iku.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, është takuar me anëtarët e familjes së gazetarit Al-Shammari, në vendin ku ka ndodhur vrasja, dhe u ka premtuar atyre se vrasësi do të sillet para drejtësisë.

I ndjeri Al-Shammari, 46 vjeçar, e ka lënë gruan dhe tre fëmijë.

Ai ka punuar për programin për Irakun në Radion Evropa e Lirë, prej vitit 2004.

Ai është gazetari i tretë i Radios Evropa e Lirë/Radio Iraku i Lirë që është vrarë prej se kjo redaksi ka filluar të transmetoj në vitin 1998.

Në kumtesën e sotme të kryeredaktorit të Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejic, kjo vrasje është quajtur “e pashpjegueshme” dhe “humbje e thellë”.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FORCAT RUSE KONFISKOJNË KAMERAT E ZËRIT TË AMERIKËS (03.22.2014)
BAGDAD - ËSHTË VRARË SHEFI I ZYRËS SË RADIOS EVROPA E LIRË (03.22.2014)
TIMOSHENKO - PUTINI E HUMBI PËRGJITHMONË UKRAINËN, FTOJ POPULLIN TIM TË JETË I GATSHËM PËR LUFTË (03.22.2014)
EKSPERTËT - TERRORISTËT PO MËSOJNË NGA DEBATET PËR AVIONIN (03.22.2014)
Radio Evropa e Lirë - LUFTË SANKSIONESH NDËRMJET PERËNDIMIT E RUSISË (03.21.2014)
DHOMA E LARTË RUSE RATIFIKON TRAKTATIN PËR ANEKSIMIN E KRIMESË (03.21.2014)
GODITJA MË E MADHE NDAJ RUSISË - ANULIMI I 'BOTËRORIT 2018' (03.21.2014)
RUSËT E DONETSKIT E SHOHIN PUTININ SI TË VETMEN SHPRESË (03.21.2014)
RUSIA KUNDËRPËRGJIGJET NDAJ SANKSIONEVE AMERIKANE (03.20.2014)
DUMA RATIFIKON TRAKTATIN PËR ANEKSIMIN E KRIMESË (03.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]