E Martë, 06.25.2019, 10:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
UKRAINASIT - NUK DO TË LËSHOJMË ASNJË PËLLËMBË TJETËR TERRITORI

E Hënë, 03.24.2014, 10:38am (GMT+1)


Paralajmërime nga burime të ndryshme, përfshirë qeverinë e përkohëshme të Ukrainës, komandantin më të lartë ushtarak të NATO-s dhe kryetarin e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet e Zbulimit, se forcat ruse kanë plane të vazhdojnë avancimin përtej Krimesë, janë pasuar nga thirrjet që Uashingtoni dhe vende të tjera perëndimore të përgatisin një përgjigje më të fortë.

Anëtarë të delegacionit dypartiak të Kongresit amerikan që vizitoi Kievin thonë se mesazhi që kishin dëgjuar nga të gjithë ukrainasit që kishin takuar ishte se nuk do t’i lëshonin Rusisë asnjë centimetër tjetër territori dhe se ishin të gatshëm të luftonin.
        
Dy senatorë dhe një ligjvënës thanë në komentet për shtyp se janë optimistë se sanksione të reja, më të rënda, si dhe masat ndëshkimore që po shqyrtohen në Kongresin amerikan dhe në vendet e Evropës Perëndimore, do ta ndalin Rusinë nga provokacione të tjera.
        
Ligjvënësi Stephen Lynch, demokrat nga Masaçusetsi, është anëtar i Nënkomisionit të Sigurisë Kombëtare:
        
“Për momentin Rusia e fitoi betejën për Krimenë. Ndoshta ata po përgatiten për avancim drejt Ukrainës lindore. Kjo s’do të ishte betejë e shkurtër. Jemi të bindur se miqtë tanë në NATO dhe vendet që duan demokracinë do të qëndrojnë të bashkuar”.
        
Të gjitha bazat e mëdha ushtarake në Krime u aneksuan javën e kaluar nga Moska dhe tani janë nën kontrollin e forcave ruse.
     
Trupa të tjera ruse po kryejnë manovra ushtarake pranë kufirit lindor të Ukrainës. Kryeministri i vetë-shpallur i Krimesë u ka bërë thirrje rusëve në të gjithë territorin e ish-Bashkimit Sovjetik të ngrihen kundër qeverisë së Kievit, të cilën Moska e konsideron ilegjitime.
        
Senatorja republikane Kelly Ayotte nga shteti Nju Hempshër, anëtare e Komisionit për Shërbimet e Armatosura tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja e kanë bërë të qartë se përveç masave aktuale janë të gatshme të bëjnë më shumë nëse ka ndërhyrje ruse në territorin tjetër të Ukrainës.
        
“Aeroplan-mbajtësja USS Truxton po zhvillon manovra. Kemi dërguar avionë F-16 për manovra në rajon. Kemi kapacitetin që në bashkëpunim me forcat e NATO-s të dërgojmë një prani të konsiderueshme ushtarake. Por, pa dyshim ne nuk duam konflikt ushtarak me Rusinë”.
        
Zyrtarët rusë të mbrojtjes citohen nga media shtetërore të kenë thënë se Moska po respekton marrëveshjet ndërkombëtare për dislokimin e një numri të kufizuar trupash pranë kufirit me Ukrainën.
        
Por Ministri i Jashtëm i Ukrainës Frank-Walter Steinmeier tha pasi vizitoi Ukrainën se Rusia mund të ketë hapur “kutinë e Pandorës” me përpjekjet për të rihartuar kufijtë në Evropë. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - 8 TË VDEKUR NGA RRËSHQITJE DHEU (03.24.2014)
TATARËT E KRIMESË MBAJNË ZI PËR VRASJEN E AKTIVISTIT TË TORTURUARReportazh nga Farangis Najibullah, Radio Evropa e Lirë (03.23.2014)
SHBA - BBG E SHOKUAR DHE E TMERRUAR ME VRASJEN E GAZETARIT (03.23.2014)
FORCAT RUSE KONFISKOJNË KAMERAT E ZËRIT TË AMERIKËS (03.22.2014)
BAGDAD - ËSHTË VRARË SHEFI I ZYRËS SË RADIOS EVROPA E LIRË (03.22.2014)
TIMOSHENKO - PUTINI E HUMBI PËRGJITHMONË UKRAINËN, FTOJ POPULLIN TIM TË JETË I GATSHËM PËR LUFTË (03.22.2014)
EKSPERTËT - TERRORISTËT PO MËSOJNË NGA DEBATET PËR AVIONIN (03.22.2014)
Radio Evropa e Lirë - LUFTË SANKSIONESH NDËRMJET PERËNDIMIT E RUSISË (03.21.2014)
DHOMA E LARTË RUSE RATIFIKON TRAKTATIN PËR ANEKSIMIN E KRIMESË (03.21.2014)
GODITJA MË E MADHE NDAJ RUSISË - ANULIMI I 'BOTËRORIT 2018' (03.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2019  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]