AGJENCIA RUSE E LAJMEVE RIKTHEN EMRIN SOVJETIK
E Mërkurë, 10.01.2014, 10:50am (GMT+1)
Rusët që ndjejnë se vendi i tyre po i kthehet kohës sovjetike, kanë një provë të re: TASS është kthyer.
Agjencia e lajmeve, 110 vjet e vjetër, e njohur në vitet e fundit si ITAR-TASS, ka thënë se do të përdorë emrin TASS nisur nga sot.
Agjencia ka thënë se brendi është "simbol i profesionalizmit, entuziazmit dhe angazhimit për të ruajtur dhe zhvilluar traditat më të mira".
Emri TASS për agjencinë është përdorur gjatë kohës sovjetike, ndërsa ITAR është shtuar pas rënies së komunizmit.
www.voal-online.ch
|