E Martë, 09.22.2020, 05:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PRESIDENTI OBAMA - NJOHJA E IZRAELIT NGA IRANI S'MUND TË JETË PJESË E MARRËVESHJES BËRTHAMORE Presidenti Obama tha se marrëveshja kornizë me Iranin, është “marrëveshje e mirë” e arritur nëpërmjet “diplomacisë së rreptë e par
E Martë, 04.07.2015, 04:29pm (GMT+1)



Presidenti amerikan Barack Obama, hodhi poshtë thirrjet e Izarelit që cilado marrëveshje bërthamore me Iranin të përfshijë edhe “njohjen e qartë dhe pa medyshje nga ana e Iarnit të drejtën e Izraelit që të ekzistojë”.

Kërkesa ishte bërë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kritikoi ashpër marrëveshjen bërthamore ndëmrjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Presidenti Obama diskutoi për këtë cështje gjatë një interviste me organizatën mediale amerikan NPR. “Ideja që mund të kushtëzojmë Iranin që të mos prodhojë armë bërhtmaore me një marrëveshje të verifikueshme të njohjes së Izrelit nga Irani, është e ngjashme si të thuash që nuk do të nëshkruajmë marrëveshje përderisa natyra e regjimit iranian nuk ndryshon tërësisht. Dhe kjo është, mendoj unë, një gjykim thellësisht i gabuar”, tha presidenti Obama.

Izraeli ngulë këmbë që marrëveshja kornizë e arritur javën e kaluar në Zvicër, kërcënon mbijetesën e tij dhe Netanyahu tha se do të nxisë ligjvënësit amerikanë që të mos i hapin Teheranit “rrugën e lirë drejt bombës”.

Presidenti Obama tha se marrëveshja kornizë me Iranin, është “marrëveshje e  mirë” e arritur nëpërmjet “diplomacisë së rreptë e parimore”.

Marrëveshja e arritur ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore synon heqjen e sanksioneve ndërkombëtare në shkëmbim të kufizimit të programit bërthamor të Teheranit. Marrëveshja pasoi tetë ditë bisedime intensive duke hapur rrugën për një marrëveshje përfundimatre që duhet të përmbyllet deri më 30 qershor.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se Irani do të respektojë të gjitha zotimet e përfshira në marrëveshje, “për aq kohë sa edhe pala tjetër respekton zotimet e saj”. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA - ME ALEATËT DO TA DISKUTOJMË ROLIN DESTABILIZUES TË IRANIT (04.07.2015)
PAPA FRANÇESKU LUTET PËR TË KRISHTERËT (04.06.2015)
PRESIDENTI OBAMA - MARRËVESHJA BËRTHAMORE ME IRANIN, NJË MUNDËSI JETËSORE Presidenti amerikan beson se marrëveshja bërthamore me Iranin është një mundësi për paqe në Lindjen e Mesme (04.06.2015)
KENIA NË ZI - NDERON 148 VIKTIMAT (04.06.2015)
PAPA FRANÇESKU - KURANI ËSHTË LIBËR I PAQES DHE ISLAMI ËSHTË FE PAQËSORE (04.06.2015)
NJË MYSLIMAN PO NDËRTON KARRIGEN E PAPËS (04.05.2015)
MESAZHI I PASHKËVE - DASHURIA MUNDI URREJTJEN, JETA E MUNDI VDEKJEN, DRITA E DËBOI ERRËSIRËN! (04.05.2015)
ERDOGANI NUK E ANULON VIZITËN NË IRAN (04.05.2015)
ZËRI I AMERIKËS - SHTËPIA E BARDHË DHE MARRËVESHJA ME IRANIN (04.03.2015)
UDHËHEQËSI IRANIAN I LUTJEVE TË SË PREMTES PËRSHËNDET MARRËVESHJEN (04.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]