VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HAKERËT E IS-it SULMOJNË TRANSMETUESIN FRANCEZ

E Enjte, 04.09.2015, 08:20am (GMT1)


Stacioni televiziv francez TV5Monde ka bërë të ditur se hakerë, të cilët pretendojnë se i përkasin grupit të Shtetit Islamik (IS) kanë sulmuar kanalet e tij, ueb-faqet dhe mediat sociale.

Drejtori i përgjithshëm i TV5Monde, Yves Bigot, ka thënë se stacioni nuk ka mundur të transmetojë asnjë program dhe se mesazhe të Shtetit Islamik janë shfaqur në ueb-faqet e tij dhe në faqen e tij të Facebook-ut.

Bigot ka thënë se stacioni, i cili transmeton në rreth 200 vende në gjithë botën, ka kthyer kontrollin në Facebook dhe pjesërisht transmetimet.

Hakerët e quajnë veten "CyberCaliphate" apo kalifati kibernetik.

Një mesazh i hakerëve ka akuzuar presidentin e Francës, Francois Hollande, se ka bërë “gabim të pafalshëm” kur i është bashkuar koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-ja, i cili bombardon caqet e IS-it në Irak dhe Siri. rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.