VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA I VENDOSUR TË TAKOHET ME KUBANËT NË PANAMA

E Premte, 04.10.2015, 02:44pm (GMT1)




Presidenti Barack Obama arriti në Panama ku pritet të ketë edhe një takim historik me udhëheqësin kuban, Raul Castro.

Presidenti Obama arriti në kryeqytetin e Panamasë natën e së enjtes, për të marrë pjesë në takimin e Amerikave, ku për herë të parë përfshihet edhe Kuba komuniste.

Nuk ka ndonjë takim formal të planifikuar, por zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se presidenti Obama dhe presidenti kuban, Raul Castro, do të komunikojnë.

Sekretari i shtetit, John Kerry u takua me minsitrin e jashtëm kuban, Bruno Rodriguez, në prag të takimit rajonal, duke shënuar kësisoj takimin e nivelit më të lartë në disa dekada ndërmjet dy qeverive.

Një zyrtar i lartë i departamentit të shtetit tha se takimi ishte “shumë konstruktiv”, duke shtuar se të dyja palët “u pajtuan se kanë bërë përparim”.

Zyrtari nuk sqaroi se cfarë përparimi është shënuar, por nënvizoi se të dyja palët “do të vazhdojnë të punojnë për zgjidhjen e cështjeve të pazgjidhura”.

Më herët në Xhamajka, presidenti Obama publikoi vendimin e qeverisë amerikane për të hequr Kubën nga lista e vendeve që sponsorojnë terrorizmin, por vendimi ende nuk është miratuar nga Shtëpia  e Bardhë.

Takimi dy ditësh i udhëheqësve të Amerikës veriore dhe asaj jugore fillon të premten. za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.