VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBAMA DHE CASTRO SHTRËNGUAN DUART

E Shtunë, 04.11.2015, 05:17pm (GMT1)



Presidenti amerikan Barack Obama është takuar dhe ka shtrënguar duart me udhëheqësin kubanez Raul Castro për herë të parë qëkur njoftoi synimet e tij dhjetorin e kaluar për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën komuniste. Takimi i shkurtër ndodhi në Samitin e Amerikave dje në Panama. Shtrengimit i duarve do të pasohet me bisedime të tjera më substanciale mes dy udhëheqësve.

Misioni i presidentit Obama në samit është nxjerrja në pah e synimeve të tij për Kubën, por skenat ku mbështetësit e Castros sulmojnë disidentët kubanezë jashtë ambasadës në Panama para mbërritjes së zotit Obama, japin një kontrast të thellë mes frymës së angazhimit dhe dialogut që ka ai ka dashur të portretizojë.

Megjithatë, kjo nuk ka dekurajuar planet e presidentit për angazhim drejt Kubës, të cilën ai e mirëpriti në takimin e udhëheqësve të premten.   

“Kam kënaqësinë të kemi përfaqësimin e Kubës në samit për herë të parë.”   

Iris Tamara Perez Aguilera erdhi nga Kuba dhe ishte mes disidentëve të rrahur nga mbështetësit e Kastros. Të premten ajo ngriti pikëpyetje ndaj veprimeve të presidentit Obama për angazhimin e udhëheqësve kubanez.

“Ai do ta zbusë qëndrimin ndaj regjimit të Havanës, por çfarë prove tjetër do ai që regjimi i Havanës përbëhet nga vrasës dhe diktatorë.”   

Administrata e presidentit Obama ka shprehur shqetësime serioze mbi incidentin, por presidenti beson se angazhimi do të çojë drejt më shumë lirive për popullin kubanez.

“Ndërsa shkojmë drejt procesit të normalizimit, do të kemi qendrime të ndryshme mes qeverive për shumë çështje, sikurse ndodh me vendet e tjera në kontinent, apo edhe me aleatët e ngushtë. Nuk ka gjë të keqe këtu.”  

Shenja e parë e dukshme e afrimit ndodhi të premten, kur dy udhëheqësit mbërritën në ceremoninë hapëse të samitit, shtrenguan duart dhe u përshendetën shkurtimisht, duke sinjalizuar se zoti Obama shpreson për një kapitull të ri në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me një vend armik të vjetër. za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.