VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OPERACION ANTITERRORIST NË KUFIRIN PAKISTAN-AFGANISTAN

E Enjte, 04.23.2015, 09:22pm (GMT1)


Një operacion i kundërterrorizmit amerikan në janar, shkaktoi aksidentalisht vdekjen e dy pengjeve – një punonjës amerikan i ndihmave dhe një italian – që mbaheshin peng nga al-Kaida në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit, tha Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Barack Obama kërkoi ndjesë personalisht për incidentin. Në një deklaratë zyrtare thuhej se vdekja e dy pengjeve të pafajshme, amerikanit Warren Weinstein dhe italianit Giovanni Lo Porto, kishte shkaktuar “një dhimbje të jashtëzakonshme”. Të dy ata po punonin me projekte në Pakistan.

“Si President dhe komandant i përgjithshëm, marr përgjegjësi të plotë për të gjitha operacionet anti terroriste, përfshirë ato që morën aksidentalisht jetën e Warren-it dhe Giovannit”, tha zoti Obama në Shtëpinë e Bardhë. Më vjen thellësisht keq për atë që ndodhi, shtoi ai. za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.