VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZARIF - T'I JAPIM FUND 'KRIZËS SË FABRIKUAR' BËRTHAMORE

E Hënë, 05.04.2015, 10:26am (GMT1)

Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë se ai është i përkushtuar që t’i japë fund “krizës së fabrikuar” rreth programit bërthamor të Iranit.

Zarif ka shkruar në Twitter duke thënë se marrëveshja kornizë e arritur në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore që e kufizon programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, është duke “ecur para”. 

Por, ai ka shtuar se ka ende “punë të vështirë” para finalizmit të marrëveshjes dhe hapjes së “horizonteve të reja”.

Zarif, së bashku me homologët e SHBA-ve, Francës, Britanisë, Gjermanisë, Kinës dhe Rusisë janë duke bërë përpjekje që marrëveshjen e arritur në Zvicër më 2 prill ta finalizojnë deri më 30 qershor. 


WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.