VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA PRITET TA EMËROJË SHEFIN E RI TË SHTABIT TË BASHKUAR

E Martë, 05.05.2015, 07:59am (GMT1)


Joseph Dunford



Zyrtarët amerikanë thonë se presidenti, Barack Obama, pritet që gjatë ditës së sotme ta emërojë gjeneralin Joseph Dunford për kryesues të ri të Shtabit të Bashkuar të ushtrisë amerikane.

Zoti Dunford, 59 vjeçar, në këtë post do ta zëvendësojë gjeneralin e armatës, Martin Dempsey, i cili pritet të tërhiqet në muajin shtator.

Gjërësisht pritet që gjenerali Dunford, ish komandant i forcave amerikan në Irak dhe Afganistan, me lehtësi do ta fitoj konfirminin në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Ky gjeneral ishte i njohur me nofkëln “luftëtari Joe” në betejat në Irak, ku ishte i përfshirë në udhëheqjen e forcave gjatë invadimit amerikan në vitin 2003.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.