E Hënë, 07.22.2019, 09:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
ISIS E MERR PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN NË TEKSAS

E Martë, 05.05.2015, 06:16pm (GMT+1)



Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës ndaj një ndërtese në jashtë qytetit të Dallasit në Teksas, ku po mbahej një konkurs për karikaturat e profetit të fesë islame, Muhamedit.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët amerikanë rreth këtij pretendimi.

Grupi ekstremist bëri njoftimin sot në stacionin e tij të radios, duke thënë se "dy nga ushtarët e kalifatit" kryen sulmin e së dielës në një konkurs mbi lirinë e shprehjes në qytetin e Garlandit. "Ne u tregojmë Amerikës se ajo që po vjen do të jetë edhe më e madhe dhe më e hidhur", thuhet në deklaratën e Shtetit Islamik, hera e parë që ky grup merr përgjegjësinë për një sulm në tokën amerikane.

Policia ka identifikuar autorët e sulmit si Elton Simpson dhe Nadir Soofi, të cilët po banonin bashkë në një apartament në Finiks të Arizonës. Ata hapën zjarr mbi një qendër ku po mbahej konkursi, duke plagosur një roje të sigurisë, para se të vriteshin nga oficerët e policisë së qytetit të Garlandit.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se Elton Simpson ka qenë nën mbikëqyrje që nga viti 2006 dhe në vitin 2010 ishte dënuar për dëshmi të rreme para agjentëve të FBI-së rreth dëshirës së tij për t'u bashkuar me xhihadistët e dhunshëm në Somali. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BERLIN - NË KUTITË E BANANEVE GJENDEN 360 KILOGRAMË KOKAINË (05.05.2015)
PRESIDENTI OBAMA PRITET TA EMËROJË SHEFIN E RI TË SHTABIT TË BASHKUAR (05.05.2015)
ZGJEROHEN HETIMET PËR TË SHTËNAT AFËR AKTIVITETIT PËR PROFETIN MUHAMET (05.04.2015)
DY USHTARË TË UKRAINËS DHE DY LUFTËTARË RUSË U VRANË NË LUFTIME (05.04.2015)
MOTOÇIKLISTËT NACIONALISTË RUSË HYNË NË GJERMANI (05.04.2015)
FRANCA E KATARI NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE USHTARAKE (05.04.2015)
ZARIF - T'I JAPIM FUND 'KRIZËS SË FABRIKUAR' BËRTHAMORE (05.04.2015)
TEL AVIV - POLICIA PËRLESHET ME DEMONSTRUESIT ETIOPIANË (05.04.2015)
TEKSAS - POLICIA VRET SULMUESIT E GARËS SË KARIKATURËS SË PROFETIT MUHAMET (05.04.2015)
VJENË - UJQIT E NATËS KANË VËNË KURORË LULESH NË PËRMENDOREN RUSE (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]