VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'LES ALYSCAMPS' U SHIT MË SE 66 MILIONË DOLLARË

E Mërkurë, 05.06.2015, 11:41am (GMT1)



Një pikturë e Vincent Van Gogh është shitur më se 66 milionë dollarë në një ankand në New York më 5 maj, që është edhe shuma më e lartë e paguar për një punim të piktorit holandez, prej vitit 1998.

“Les Alyscamps" e Van Goghut përmban pemë në stinën e vjeshtës në një varrezë antike në Arles të Francës.

Piktura përmban edhe sarkofagun e ushtarëve romak që kanë luftuar kundër Konstantinit të Madh.

Punimi është pritur të shitet për rreth 40 milionë dollarë, por në fund, një kolekcionues aziatik ka paguar 66.3 milionë dollarë, pas një gare të ashpër gjatë një ankandi.

Van Gogh e ka realizuar këtë punim derisa shkurtimisht ka punuar krahas mikut të tij, Paul Gaugin në Francën jugore.

Një tjetër pikturë që është shitur shumë shtrenjtë është punimi i quajtur, “Zambakët e Ujit” nga impresionisti Claude Monet.

Kjo pikturë është shitur për 54 milionë dollarë.

Ndërkaq, piktura e Van Goghut që e mban rekordin në çmimin e shitjes është ‘Portreti i Dr Gachet” e cila në vitin 1990 u shit në New York për 82.5 milionë dollarë. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.