E Martë, 08.20.2019, 12:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA - SFIDAT E SHEFIT TË RI TË SHTATMADHORISË

E Enjte, 05.07.2015, 06:35am (GMT+1)



Presidenti amerikan Barack Obama emëroi Komandantin e Përgjithshëm të Korpusit të Marinsave, gjeneralin Joseph Dunford në postin e Shefit të Shtatmadhorisë, këshilltari më i lartë ushtarak i presidentit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Victor Beattie njofton se emërimi i gjeneralit Dunford në këtë post vjen në një kohë të vështirë duke marrë parasysh rritjen ushtarake të Kinës, agresivitetin e Rusisë, operacionet kundër grupeve terroriste në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë dhe shkurtimet buxhetore.

Gjenerali 59-vjeçar Joseph Dunford, marinsi i dytë që emërohet në këtë post, ka patur një ngritje të shpejt karriere, pasi shërbeu gati dy vjet si  komandant i forcave luftarake në Irak. Patrick Bratton, drejtor i katedrës së Diplomacisë dhe Studimeve Ushtarake në Universitetin e Paqësorit në Havai, thotë se ngritja e zotit Dunford në gradën e gjeneralit me katër yje ka qenë më e shpejtë se mesatarja.

"Shumica e dislokimeve të tij kanë qenë për periudha shumë të shkurtëra kohore. Ai ka avancuar shumë shpejtë duke kapërcyer detyrat e gjeneralit me dy yje. Ai ka një reputacion për avancim shumë të shpejtë në radhët e ushtrisë dhe njihet si një komandant luftarak. Ai është i njohur edhe për kontaktet e tij me trupat aleate të koalicionit, ai ka lidhje të mira me komunitetin ushtarak ndërkombëtar, me partnerët e koalicionit dhe përvoja e tij në Irak vlerësohet nga njerëzit që kanë shërbyer nën të".

Gjenerali Dunford ka shërbyer 18 muaj në postin e komandantit të forcave amerikane dhe të koalicionit në Afganistan, para se të emërohej komandant i Korpusit të Marinës në tetor të vitit të kaluar.

Posti i Shefit të Shtatmadhorisë kërkon konfirmimin e Senatit për një mandat dy-vjeçar. Kryetari i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, republikani John McCain nga Arizona, citohet të ketë thënë se Dunford është "një udhëheqës i shquar." Senatori McCain thotë se ai është "shumë i kënaqur", në lidhje me emërimin e gjeneralit Dunford në postin e Shefit të Shtatmadhorisë.

Senatori demokrat nga Rhode Island, Jack Reed, anëtar i lartë i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, ka thënë në Twitter se ai mbështet fuqishëm emërimin gjeneralit Dunford, duke thënë se "ai ka përvojën dhe vizionin e nevojshëm për të udhëhequr ushtrinë në këto kohë të vështira".

Carl Baker, drejtor ekzekutiv i organizatës Forumi i Paqësorit, thotë se Dunford është një zgjedhje mirë që pritet ta kalojë procesin e konfirmimit për shkak të lidhjeve të tij në Uashington dhe njohurive mbi Irakun dhe Afganistanin.

Zoti Baker thotë se si Shef i Shtatmadhorisë në dy vitet e fundit të mandatit të presidentit të Obama, Dunford do të përballet me një mori sfidash, ku lufta kundër grupit Shteti Islamik dhe rritja e pranisë ushtarake amerikane në Irak janë në krye të listës:

"Si do të trajtohet çështja e kufizimeve që kemi ndaj dislokimit të trupave tokësore në Irak. ISIS-i dhe Lindja e Mesme do të jenë problemet e para me të cilat do të duhet të merret ai. Por, ka edhe rajone të tjera me të cilat ai do të duhet të merret. Politika e ribalancimit në Azi dhe Azi-Paqësor, mendoj se është një çështje që ai do të duhet t’i kushtojë vëmendje. Dhe, natyrisht, ajo përfshinë qasjen ndaj Kinës, angazhimin ndaj aleatëve në rajon dhe gjërave të tjera".

Zoti Baker thotë se veprimet e Rusisë në Ukrainë kanë rënduar aleancën e NATO-s dhe ky rajon do të ketë nevojë për vëmendje urgjente të Shefit të Shtatmadhorisë.

Ndërsa, Patrick Bratton thotë se rreziku nga shkurtimet automatike të buxhetit të mbrojtjes, të cilat do të jenë temë diskutimi në tetor të këtij viti, mund t’ia bëjnë edhe më të vështirë punën zotit Dunford.

Nëse konfirmohet në postin e Shefit të Shtatmadhorisë, gjenerali Dunford do të zëvendësojë gjeneralin Martin Dempsey, i cili ka shërbyer në këtë post për katër vjet. Presidenti Obama pritet të emërojë Gjeneralin e Forcave Ajrore, Paul Selva, aktualisht komandant i Komandës së Transportit Amerikan, në postin e Zëvendës Shefit të Shtatmadhorisë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇMIMI PËR CHARLIE HEBDON SHKAKTON POLEMIKA NË AMERIKË (05.06.2015)
RUSI - HETIME PËR DËSHTIMIN E LËSHIMIT TË ANIJES KOZMIKE (05.06.2015)
'LES ALYSCAMPS' U SHIT MË SE 66 MILIONË DOLLARË (05.06.2015)
FABIUSI MERR PJESË NË CEREMONINË E 9 MAJIT NË MOSKË (05.06.2015)
DUNFORDI PROPOZOHET PËR SHEF TË SHTABIT TË USHTRISË AMERIKANE (05.05.2015)
ISIS E MERR PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN NË TEKSAS (05.05.2015)
BERLIN - NË KUTITË E BANANEVE GJENDEN 360 KILOGRAMË KOKAINË (05.05.2015)
PRESIDENTI OBAMA PRITET TA EMËROJË SHEFIN E RI TË SHTABIT TË BASHKUAR (05.05.2015)
ZGJEROHEN HETIMET PËR TË SHTËNAT AFËR AKTIVITETIT PËR PROFETIN MUHAMET (05.04.2015)
DY USHTARË TË UKRAINËS DHE DY LUFTËTARË RUSË U VRANË NË LUFTIME (05.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]