VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI PUTIN PRET SEKRETARIN KERRY NË SOÇI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PRESIDENTI PUTIN PRET SEKRETARIN KERRY NË SOÇI

E Martë, 05.12.2015, 05:54pm (GMT+1)

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u takua sot me presidentin rus Vladimir Putin në qytetin turistik të Soçit. Kjo është vizita e parë e zotit Kerry në Rusi që nga acarimi i marrëdhënieve pas mosmarrëveshjeve për Ukrainën dhe Sirinë.

Departamenti i Shtetit tha se në plan ishte për t'u diskutuar për një "numër çështjesh dy-palëshe dhe rajonale " përfshi marrëveshjen me Iranin, Jemenin dhe Libinë si pjesë e përpjekjeve për t'u siguruar se qëndrimet amerikane po përcillen qartësisht.

Një zëdhënës i Kremlinit konfirmoi pjesëmarrjen e zotit Putin në bisedimet e Soçit. Ai i tha agjencisë ruse Interfax se sanksionet ndërkombëtare mbi Rusinë, të lidhura me përfshirjen e saj me separatistët në Ukrainën lindore, nuk janë në axhendën e Rusisë.Por ai shtoi se në se tema hapet për diskutim, Rusia do të shprehë qëndrimin e saj.

Takimi i Soçit ndodh në të njejtën ditë që në Rusi u bë publik raporti i udhëheqësit të opozitës Boris Nemtsov, i vrarë me atentat në afërsi të Kremlinit, në të cilin ai vë në dukje se të paktën 220 ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë vitin e kaluar, megjithë mohimet e vazhdueshme të Moskës për përfshirje në konfliktin ukrainas.

Pas takimit të sotëm në Soçi, Sekretari Kerry shkon në Turqi për takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s që zhvillohet të mërkurën. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSIA DHE KINA I FILLUAN USHTRIMET USHATARAKE DETARE (05.11.2015)
NË SOÇI TAKIMI KERRY-LAVROV (05.11.2015)
SËMURET PILOTI - NJË UDHËTAR ATERRON AVIONIN (05.11.2015)
RAUL CASTRO NË VATIKAN (05.11.2015)
ISH SENATORI BOB DOLE FLET MBI FITOREN E 8 MAJIT (05.09.2015)
KOREJA VERIORE TESTON RAKETË BALISTIKE NËNUJORE (05.09.2015)
SEKRETARI KERRY NË FRANCË (05.09.2015)
MASAT E SIGURISË RRETH SHTËPISË SË BARDHË (05.09.2015)
OBAMA NDERON AMERIKANËT QË MORËN PJESË NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE (05.08.2015)
TALEBANËT MARRIN PËRSIPËR RRËZIMIN E HELIKOPTERIT ME AMBASADORË (05.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]