E Premte, 09.20.2019, 08:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 

Obama nuk ka pasur lidhje me zyrën e guvernatorit të Illinoisit


E Premte, 12.12.2008, 08:57pm (GMT+1)

VOA - Presidenti i zgjedhur Barak Obama bëri dje komente për shtyp në Çikago për të njoftuar emërimet e disa zyrtarëve në poste të rëndësishme. Por zoti Obama u ndal edhe skandali lidhur me guvernatorin e Ilinoit Rod Bllagojeviç, i cili u arrestua të hënën nën akuzat se po përpiqej t’ia shiste vendin e zotit Obama në Senat kandidatit me ofertën më të lartë.  

Zoti Obama tha se ishte tronditur dhe zhgënjyer kur mësoi hollësitë e publikuara nga prokurorët federalë që po hetojnë këtë çështje:  “Nuk kam pasur kontakte me zyrën e guvernatorit. Nuk e kam diskutuar këtë çështje me guvernatorin. Këtë e di me siguri.”  

Zoti Obama theksoi më tutje se kishte bindjen se asnjë anëtar i ekipit të tij të tranzicionit nuk ka qenë i përfshirë në përpjekjet që pretendohet se ka bërë guvernatori për të shitur vendin në Senat: “Unë dua të grumbulloj të gjitha faktet për çdo kontakt që mund të ketë pasur zyra e tranzicionit me zyrën e guvernatorit dhe brenda pak ditësh do t’i paraqesh këto fakte. Por jam plotësisht i bindur për një gjë, se zyra ime nuk kishte gisht në aferet lidhur me vendin tim në Senat. Për këtë jam i bindur.”  

Zoti Obama tha se beson që guvernatori Bllagojeviç nuk mund t’i shërbejë më me efektivitet popullit të Ilinoit dhe duhet të japë dorëheqjen. Presidenti i zgjedhur tha se vendi i tij i mëparshëm në Senat nuk është pronë dallaveresh për asnjë politikan dhe populli i Ilinoit meriton përfaqësimin e duhur.  

Ndërkaq, Prokurorja e Përgjithshme e Ilinoit Lisa Madigan tha se është e gatshme t’i kërkojë Gjykatës së Lartë të shtetit ta shpallë zotin Bllagojeviç të papërshtatshëm për të përmbushur detyrën e tij. Skandali i Bllagojeviçit tërhoqi vëmendje edhe në Shtëpinë e Bardhë nga zëdhënësja Dana Perino: “Presidenti beson se është një situatë shumë serioze dhe akuzat janë tronditëse, por për faktin se po zhvillohet një proces hetimor, nuk do të bëjmë komente.”

Skandali mbi emërimin e senatorit që do t’i zërë vendin zotit Obama ka larguar vëmendjen nga përpjekjet e presidentit të zgjedhur për të formuar administratën e ardhshme dhe për të marrë në shqyrtim krizën ekonomike. Zoti Obama njoftoi se ka zgjedhur Senatorin Tom Deshël si Sekretar i ardhshëm i Departamentit të Shëndetësisë. Zoti Deshël pritet të drejtojë përpjekjet e ardhshme të administratës për të reformuar sistemin shëndetësor të Shteteve të Bashkuara. //ad//

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo




 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]