E Premte, 09.20.2019, 04:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Europa bie dakord !
E Shtunë, 12.13.2008, 10:45am (GMT+1)

12 Dhjetor - DW- Në takimin e Brukselit ku ishin mbledhur 27 Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, Kryeministri britanik Gordon Braun bëri të ditur: "Sot kemi miratuar njëzëri një paketë stimuluese ambicioze, për një plan të rimëkëmbjes ekonomike, i cili do të mbështesë ekonomitë tona kombëtare. Rezultatet ishin të qarta dhe Evropa është unike për mbështetjen e këtyre masave në vlerën e 1,5  përqind të produktit vendor bruto, që do të thotë rreth 200 miliardë euro."

Ndërkohë edhe në politikën e klimës janë ofruar qëndrimet e pjesëmarrësve në samit. Presidenca franceze e BE-së, propozoi një dokument të ri, i cili parasheh mjete financiare shtesë për vendet anëtare të Evropës lindore, për modernizimin e termocentraleve të vjetra.

Kancelarja gjermane Angela Merkel këmbënguli edhe njëherë që industria gjermane e kimisë dhe metalurgjisë, të mos i nënshtrohet kriterieve për pagesa. Vendet si Gjermania, Polonia, Italia, duan që të mos futen norma strikte për ekonominë.

Bashkimi Evropian synon reduktimin 20 përqind të emetimit të gazrave të dëmshme, deri në vitin 2020. Kancelarja Merkel tha në Bruksel: "Ne duam pikërisht këtë që të arrijmë objektivat për klimën, për të cilat kemi rënë dakord edhe gjatë presidencës gjermane, pa ndryshime, duam të them pra qartë reduktimin 20 përqind të emetimit të gazrave të dioksidit të karbonit, duke filluar nga 1990 deri në 2020"./Voal-online



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Obama nuk ka pasur lidhje me zyrën e guvernatorit të Illinoisit (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]