E Mërkurë, 11.20.2019, 10:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 

New York Times: Frikë për një konflikt të ri në Bosnjë


E Djelë, 12.14.2008, 08:32pm (GMT+1)

New York Times - “Trembëdhjetë vjet pasi Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshjen e Paqes të Dejtonit për t’i dhënë fund luftës etnike gjakatare në ish Jugosllavi,” frika po rritet se Bosnja, e varfër dhe e ndarë, është përsëri duke rrëshqitur drejt krizës,” shkruan në numrin e sotëm, 14 dhjetor 2008, gazeta New York Times në një artikull të gjatë autorial dërguar nga Sarajeva. Pamja e jashtme e përtëritjes së plagëve të egra të luftës është gënjyese përballë fantazmave që po ringjallen. Vendi i ndarë në një republikë serbe dhe një federatë muslimano-kroate përjeton tensione të reja. “Është koha të tregojmë vemendje përsëri në Bosnjë,” thotë Riçard Hollbruk, i njohur si arkitekti i paqes së Dejtonit. Paddy Ashdown, ish diplomat i Perëndimit në krye të Bosnjës, paralajmëroi kohët e fundit në një letër të hapur të botuar në disa gazeta se tashmë e gjithë bota do ta kuptojë çmimine  asaj paqeje. Sistemi politik i decentralizuar e ka thelluar, në vend që ta ngushtonte hendekun midis komuniteteve. Edhe atje ku serbët, boshnjakët dhe kroatët jetojnë bashkë, fëmijët e tyre i çojnë në të njëjtat shkolla.por në turne të ndryshme. Liderët, shkruan New York Times, aq ashpër të ndeshur me njëri tjetrin, janë duke penguar përparimin. Hari Silajxhiç, anëtar boshnjak i presidences treshe, ka kërkuar zhbërjen e republikës serbe, ndërsa kryeministri serb Milorad Dodik, me mbështetjen e Rusisë dhe të Serbisë, kërcënon me shkëputjen e republikës. Prej vitit Bosnja ka marrë $18 miliardë ndihma të huaja. Sigurinë ia ruajnë 2000 paqeruajtës europianë. Ekspertët thonë se, sapo republika serbe të shpallte pavarësinë, Kroacia do të përgjigjet me dërgimin e trupave, ndërsa boshnjakët do të rrëmbenin armët. Pas kaq vitesh, njerëzit janë duke folur në Bosnjë përsëri për luftën, shkruan gazeta në numrin e sotëm. Edhe ata njohës të realitetit që e shohin të shmangshme luftën, pohojnë se sistemi aktual i Bosnjës, duhet ndërruar krejtësisht. Dy pjesët e vendit kanë parlamentet e tyre, janë 10 qeveri rajonale, secila sish ka policinë, arsimin, gjyqësinë dhe shëndetësinë e vet. Si rezultat i sistemit të tillë bizantin vendi drejtohet nga 160 ministra, strukturë që thisht 50 për qind të të ardhurave të përgjithshëme vjetore të vendit, me vlerë $15 miliardë, bën të ditur Banka Botërore.(Voal-online)

 

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bush, vizitë lamtumire Irakut (12.14.2008)
Familja Obama gati për në Shtëpinë e Bardhë (12.14.2008)
Soren Jessen Petersen thotë se EULEX e afron Kosovën me BE (12.13.2008)
The Independent (12.13.2008)
Europa bie dakord ! (12.13.2008)
Obama nuk ka pasur lidhje me zyrën e guvernatorit të Illinoisit (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]