E Shtunë, 11.16.2019, 02:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
U hap Festivali i Kanës, Sharls Aznavur mjeshtër i ceremonive
E Enjte, 05.14.2009, 09:47am
Voal-online – Në bregdetin e kaltër francez, dje u hap zyrtarisht edicioni i 62-të të Festivalit të Kanës, një nga ngjarjet kryesore të përvitshme të kinematografisë botërore. Yjet e gjithë botës kanë shkelur qilimin e kuq të famshëm për të hyrë në Pallatin e Festivalit ku do të mbahej nata e parë e konkursit. Sivjet i ka takuar kantautorit Charles Aznavour të hapë ceremoninë e projeksionit të parë “Up” (Lart), film animativ bashkëpunim i studiove Disney-Pixar, me regji të Pete Docter. Në krye të jurisë është aktorja e mirënjohur franceze Isabelle Huppert, e cila më 24 maj do të përcaktojë se kush mes 20 filmave të përfshirë në garë do të marrë Palmën e Artë. Ajo ka thënë se juria do të punojë me shumë përgjegjësi për të dhënë verdiktin e duhur.
Eurovizioni provokon ekscentrizëm në Moskë
E Enjte, 05.14.2009, 09:36am
 Xixa, ngjarje ekscentrike dhe manifestime homoseksualësh kanë takim në Moskë të shtunën për finalen e Eurovizionit 2009, një show që shpesh cilësohet si pa shije, por që vazhdon të tërheqë me qindra milionë telespektatorë çdo vit. Dyzet e dy vende u angazhuan në fillim të edicionit të 54-t të këtij konkursi të organizuar për herë të parë në Rusi, fituese e vitit të kaluar. Dhjetë vende janë kualifikuar tashmë gjatë natës së parë gjysmëfinale, që u zhvillua dje në mbrëmje në Moskë, një ceremoni me efekte të shumta vizuale dhe kostume skenike ekstravagante.  Sot, dhjetë vende të tjera do të përpiqen të fitojnë hyrjen në përfundim të gjysmëfinales së dytë që fillon në orën 19:00. Pesë vende janë kualifikuar pa marrë pjesë në konkurim, Rusia, Gjermania, Britania e Madhe, Spanja dhe Franca, që do të përfaqësohet nga këngëtarja Patricia Kaas.
Papa e cilëson murin e Izraelit simbol të një rruge pa krye
E Mërkurë, 05.13.2009, 08:27pm
Papa Benedikti XVI qëndroi sot pranë murit që po ndërton Izraeli përreth Bregut Perëndimor dhe e quajti simbol të "rrugës pa krye" mes Izraelit dhe palestinezëve, duke u kërkuar të dy palëve të ndërpresin "spiralen e dhunës".  
"E ngritur kështu sipër nesh, ndërsa jemi mbledhur këtu këtë pasdite, ajo është një kujtesë e zymtë e rrugës pa krye të marrëdhënieve mes izraelitëve dhe palestinezëve që duket se kanë mbërritur tek muri", tha ai në një fjalim në një kamp refugjatësh në Betlehem, vendlindja e Jezu Krishtit.
"Të lutemi me zell për dhënien fund të armiqësive që shkaktuan ngritjen e këtij muri", tha ai. (ATSH-Reuters)
Rusia mund të përballet me konflikte për burime të energjisë përgjatë kufijve të saj
E Mërkurë, 05.13.2009, 05:04pm
Në një të ardhme të afërt, Rusia mund të përballet me konflikte lidhur me burimet e energjisë përgjatë kufirit të saj, vlerësohet në një dokument të politikës së sigurisë së Kremlinit i publikuar sot. Dokumenti në fjalë nuk përmend emra shtetesh të caktuara, por Rusia, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës dhe të gazit në botë, ndan një vijë të gjatë kufitare me Kinën, një vend me "oreks" të madh për burime energjitike, dhe një kufi të vogël detar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-presidenti, tani kryeministri i vendit, Vladimir Putin ka akuzuar në të kaluarën Uashingtonin "për lakmi ndaj pasurive të mëdha natyrore të Rusisë". "Në një garë për burime të energjisë, problemet, që mund të përfshijnë edhe përdorimin e forcës ushtarake, nuk përjashtohen në të ardhmen, duke rrezikuar kështu prishjen e ekuilibrave të forcave pranë kufijve të Federatës Ruse dhe aleatëve të saj", thuhet në dokumentin që përfaqëson strategjinë ruse të sigurisë deri në vitin 2020.
Papa: Një shtet sovran për palestinezët
E Mërkurë, 05.13.2009, 02:25pm

Voal-online – Mbështetje krijimit të një shteti sovran palestinez dhe mirëkuptim të thellë për ata që qajnë vdekjen e të afërmve të tyre në armiqësitë që kanë përgjakur trojet palestineze. Janë disa nga mendimet e shprehura nga Ati i Shenjtë përgjatë vizitës në Betlehem.

Benedikti XVI iu ka kërkuar pastaj palestinezëve të kenë trimërinë që t’i rezistojnë çdo ngasjeje për të kryer akte terrorizmi dhe dhune.

Pastaj Papa iu ka kërkuar palëve të përfshira në konflikt që, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, t’i përkushtohen bashkëjetesës paqësore.
E ardhmja e gazetarisë në Shtetet e Bashkuara
E Mërkurë, 05.13.2009, 09:25am

Zëri i Amerikës - Një numër gazetash të mëdha amerikane po falimentojnë ose po mbyllen si rrjedhojë e ndryshimeve dramatike në peisazhin e medias pas daljes së Internetit. Disa ligjvënës amerikanë janë të shqetësuar rreth ndikimit që falimentimi i gazetave mund të ketë në informimin e elektoratit – gjë që është aq e rëndësishme për demokracinë amerikane. Ata po studiojnë mundësinë e masave legjislative që mund të merren për të shpëtuar gazetat. Por përkrahësit e medias së re argumentojnë se gazetaria nuk ka qenë ndonjëherë kaq e gjallë sa është sot. Disa gazeta të mëdha amerikane janë goditur rëndë nga një fenomen i ri: lexuesit po i marrin gjinjë e më shumë lajmet nga Interneti dhe si pasojë, të ardhurat e gazetave nga reklamat kanë rënë ndjeshëm.

Përurohet Ivanov, mungojnë Bullgaria, Greqia dhe Kosova
E Martë, 05.12.2009, 01:50pm
Voal-online - Nga Shkupi bëhet se ditur se presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka bërë sot betimin në detyrën e re në krye të shtetit të Maqedonisë. Me këtë rast ai është zotuar se do të përkushtohet për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vazhdim të integrimeve evroatlantike. Thelbësore për të sotmen dhe për të ardhmen e shtetit në fjalë ai i ka konsideruar ndërkohë marrëdhëniet ndëretnike në këtë vend.
Në përurimin e Gjorgje Ivanovit ishin të pranishëm presidentët e Shqipërisë, të Kroacisë, të Serbisë dhe Malit të Zi. Por ra në sy mungesa e kryetarëve të shteteve të tjera fqinje të drejtpërdrejta apo rajonale. Presidenti i Kosovës nuk ishte ftuar, ndërsa presidentët e Greqisë dhe Bullagrisë nuk kishin ardhur në solemnitet.
Presidenti Barak Obama përshënder lirimin e Roksana Saberit
E Martë, 05.12.2009, 10:07am

Voal-online – Bëhet e ditur se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka përshëndetur lirimin e gazetares amerikano - iraniane Roksana Saberi nga burgjet e Teheranit ku ishte mbajtur me akuzën për spiunim dhe dënuar me 8 vjet burgim.
Përfaqësuesi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, ka deklaruar se qeveria e presidentit Obama konsideron se Roksana Saberi ka qenë e pafajshme, por se “përshëndet veprimin humanitar” të autoriteteve iraniane.

Zbulohen në Bari zëdhënësit e Al Kajdës, në shenjë edhe aeroporti i Parisit
E Martë, 05.12.2009, 08:28am

Voal-online - Janë pikasur në Bari, siç bën të ditur ANSA, dy zëdhënës evropianë të Al Kajdës, që përgatitnin edhe një atentat kundër aeroportit të Parisit. Ata përhapnin nëpërmjet një websajti në internet video dhe mesazhe të natyrës terroriste dhe janë akuzuar për bashkëpunim në krim të përcaktuar si terrorizëm ndërkombëtar. Ata do të kishin edhe armë shpërthyes dhe donin të goditnin edhe aeroportin Charles De Gaulle në Paris. Bassam Ayachi e Raphael Gendron, 62 e 33 vjeç, banues në Belgjikë, qenë arrestuar nëntorin e shkuar për favorizim të emigracionit klandestin. Pikërisht nga ky arrestim zunë fill hetimet e policisë që çuan në akuzat e sotme. Përveç projektimit të atentateve terroriste në Francë, sidomos në aeroportin Charles De Gaulle të Parisit dhe në Britaninë e Madhe, ata kishin rekrutuar edhe terroristë për të bërë akte vetëtvrasëse në Irak e Afganistan.

Roksana Saberi lirohet
E Hënë, 05.11.2009, 03:19pm
Voal-online – Është liruar Roxana Saberi, gazetarja iranianoamerikane akuzuar nga autoritet e Teheranit për spiunazh në favor të SHBA. Në shkallën e parë ishte dënuar tetë vjet burg. Apeli ia ka reduktuar në dy vjet me kusht. Pak orë më vonë reporterja është rikthyer në liri. Vendimi i apelit arsyetohet ngaqë SHBA nuk është një vend “jo armiqësor”. Abdolsamad Khoramshahi, një prej avokatëve të Saberit, ka shpjeguar se në shkallën e parë ishte dënuar për “bashkëpunim me një shtet armiqësor”, në bazë të nenit 408 të kodit penal. "Vendimi i shkallës së parë - ka thënë sot Salahe Nibakht, avokati tjetër i gazetares - është anulluar me argumentimin se SHBA nuk janë shtet armiqësor ndaj Iranit.” Dy vjet me kusht dhënë në apel janë minimumi për fajin e “mbledhjes së dokumenteve sekrete”. Saberi, arrestuar në Teheran më 31 janar fillimisht u akuzua për mbajtje pijesh alkoolike, qe dënuar me tetë vjet burg më 13 prill.
  » Irani shkurton dënimin, së shpejti gazetarja Roksana Saberi do të jetë e lirë
  » Shtypi amerikan: Al Kajda po forcohet në Pakistan
  » Papa Benedikt: Manipulimi i fesë ka rritur tensionet në botë
  » Lidhja Arabe mirëpret vizitën e presidentit Obama në Egjipt
  » Mafia mund të investojë mbi 100 miliardë dollarë në vit
  » Mjekët çekë zbuluan vaksinën kundër kancerit
  » Nobelistja e Paqes Aung San Su Kyi e sëmurë rëndë
  » Abdullah II papës: Të hapet një dialog i ri mes të krishterëve dhe myslimanëve
  » Sekretarja Klinton shpreh keqardhje për viktimat civile afgane
  » Gjeorgjia: Moska kërkon të marrë kontrollin e Kaukazit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]