E Mërkurë, 07.24.2019, 03:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Rajs: SHBA duan një armëpushim të qendrueshëm në Rripin e Gazës
E Shtunë, 01.03.2009, 10:35am

3 Dhjetor – ZA - 3 Dhjetor – ZA - Sekretarja e Shtetit Kondolisa Rajs ritheksoi përkrahjen amerikane për një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin e Gazës. Megjithatë, ajo tha se administrata e presidentit Bush nuk do të shohë një kthim tek situata e muajit të kaluar, kur marrëveshja e ndërmjetësuar nga Egjipti prishej herë pas here nga raketat e Hamasit që hidheshin në Izrael. Komentet e sekretares Rajs për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pas një mbledhjeje me presidentin Bush. (Voal-online)

Livni: Vendimet për ndalim-zjarri do të varen nga analiza e përditëshme e gjendjes
E Premte, 01.02.2009, 10:32am

Ministrja e Jashtme izraelite Tzipi Livni tha dje se çdo vendim që mund të marrë Izraeli për të ndalur sulmet në Rripin e Gazës do të varet nga një analizë e përditshme e operacioneve ushtarake kundër grupit militant palestinez Hamas. Zonja Livni i bëri komentet në Paris pas bisedimeve me Presidentin francez Nikola Sarkozi dhe ministrin e jashtëm të Francës Bernard Kushner. Zonja Livni tha se sulmet izraelite ndaj Hamasit i kanë dhënë një goditje infrastrukturës së terrorizmit në rajon. Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Egjiptit Ahmed Aboul Gheit tha në Kajro se çdo marrëveshje për armpushim mes Izraelit dhe Gazës duhet të përfshijë garanci.

Dy milionë të pranishëm në kurorëzimin e Obamës


E Premte, 01.02.2009, 10:03am

Voal-online - Pas dy vjetësh fushate zgjedhore, një fitorje të hatashme dhe një kalimi të stëzgjatur një turmë e panumërt do të jetë e pranishme në fillimin e ri. Amerika e prej vitit 2009 e tutje do të fillojë prapë me festë të përmasave gigante, të përbërë nga njerëz të të gjitha ngjyrave. Do të jetë turma më e madhe e grumbulluar në Washington. Në kohën kur Martin Luther King mbajti fjalimin historik “I Have A Dream” (Unë kam një ëndërr) në vitin 1963 ishin të pranishëm 250 mijë veta, në protestat kundër luftës në Vietnam në vitin 1969 ishin të pranishëm një gjymë milioni, për betimin e Lyndon Johnson në janar 1965 ishin të pranishëm një milion e 200 mijë veta. Tani do të jetë dyfishi.

Vetëm 30 mijë e kanë biletën për t’u ulur para tribunës gjigante me 1600 vende ku Barack Obama do të betohet mbi Biblën që Abraham Lincoln e përdori i pari më 1861 e që askush nuk e kishte nxjerrë më nga Biblioteka e Kongresit. Nja 250 mijë të tjerë kanë fituar të drejtën të rrinë në këmbë në një zonë prej nga e shohin së largu presidentin e ri dhe familjen e tij, këta konsiderohen të privilegjuar. Çasti është madhështor, festa do të zgjasë katër ditë, ajo përbëhet nga qindra ngjarje, ballot, darka bamirëse, ekspozitat e organizuara në qytet. Këshilli bashkiak i Washingtonit ka autorizuar baret dhe restorantet të rrinë të hapur ditë e natë për pesë ditë dhe për të shërbyer alkoolikë deri në pesë të mëngjesit, një vendim që është kundërshtuar nga komiteti organizator dhe nga policia, të shqetësuar se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

S'ka armëpushim midis palëve ndërsa Mbretëresha Rania e Jordanisë dhuron gjak për fëmijët e Gazës
E Mërkurë, 12.31.2008, 04:09pm

Voal-online - Offensiva izraelite vazhdon në Rripin e Gazës. Premieri izraelit Olmert ka shpjeguar se nuk janë krijuar kushtet për të ndalur zjarrin. Hamas thotë se është i gatshëm të ndalë hedhjen e raketave nëse Izraeli ndalet dhe heq bllokimin e Gazës. Sipas Agjensinë të Kombeve të Bashkuara Unrwa: të paktën 25 % e palestinezëve të vrarë janë civilë të thjeshtë. Sipas burimeve të spitaleve lokale të vrarët janë 390, ndërsa të plagosurit 1.900. Hamasi ka akuzuar presidentin palestinez Abu Mazen se e ka planifikuar të gjithë këtë në bashkëpunim me Izraelin për të nxjerrë jashtë loje rezistencën islamike të Rripit të Gazës. E citon Jerusalem Post duke iu referuar  'Palestine Information Center. Përfaqësues të BE nisen në Izrael javën që vjen me qëllim që të ndërhyjnë për pushimin e zjarrit midis palëve. Kryeministri turk Recep Erdogan ka arritur sot në Damask për të diskutuar me presidentin sirian Bashar al-Assad rreth zhvillimeve të fundit në Gazë. Sipas burimeve të agjensisë siriane Sana, Erdogon arriti në Siri, për një qëndrim disa orësh, që është edhe ndalesa e parë e një turi diplomatik. Zyra e shtypit e Madhërisë së Saj në Aman bëri dje të ditur se Mbretëresha Rania Al Abdullah e Jordanisë dhuroi gjak në Qëndren Mjekësore Mbreti Husein, në kuadrin e një fushate kombëtare për t’iu dhuruar gjak fëmijëve të Gazës. Mbretëresha Rania gjithashtu lëshoi një deklaratë për opinon lidhur me situatën duke iu kërkuar shtetasve të ndihmojnë që sadopak t’iu lehtësohet dhimbja njerëzve që vuajnë në Gaza. Fondacioni i Lumit Jordan i Mbretëreshës këtë javë ndërmori një fushatë për të mbledhur ndihma financiare dhe ndihma të tjera për fëmijët dhe të tjerët që janë prekur nga dhuna në Gaza.

Europa kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza
E Martë, 12.30.2008, 10:32pm

30 dhjetor (Voal-online) – Në takimin e mbajtur në mbrëmje në Paris ministrat e Jashtëm europianë kanë kërkuar armëpushim të përhershëm dhe pranim të ndihmave humanitare në Gaza. Bernard Kushner ka deklaruar. „Duam armëpushim që të jetë i përhershëm në Gaza, një armëpushim i cili të jetë i respektuar, me një pranim të ndihmave humanitare tejet të siguruar, sepse viktimat janë të shumta dhe është e nevojshme të sigurohen ndihmat, pra edhe të rikthehet edhe procesi i paqes.“ Në këtë takim Javier Solana, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe Sigurinë ka thënë se Brukseli po punon për një zgjidhje të konfliktit në Gaza. „Pika e parë, ka përsëritur Solana, është armëpushimi i menjëhershëm, pika e dytë është hapja e kalimeve midis Gazës dhe Egjipitit, midis Gazës dhe Izraelit, ndërsa pika e tretë është rifillimi i menjëhershëm i ndihmave humanitare.“ Më herët sot Presidenti George W. Bush ka folur në telefon për krizën në Gaza me liderin palestinez Abu Mazen (Mahmud Abbas) e me presidentin egjiptian Hosni Mubarak. Presidenti amerikan Bush ka folur për një armëpushim afatgjatë në Gaza, sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Gordon Johndroe.

Opozita në Itali ka kërkuar që Hamas të përfshihet në procesin e paqes. Brazili ka kërkuar një konferencë ndërkombëtare të paqes. Nicolas Sarkozy do të presë të enjten ministren e Jashtme izraelit, Tzipi Livni, në Elizè. Dje ai kishte një bisedë telefonike me Hosni Mubarak. Ministri i Jashtëm gjerman, pas një bisede telefonike me Ministrin Izraelit të Mbrojtjes Ehud Barack, ka folur për në armëpushim humanitar. Mbretëresha Rania e Jordanisë iu ka kërkuar qytetarëve të vendit të saj të grumbullojnë ndihma për Gazën, nën parullën: “Ndihmoni vëllezërit.”

Izraeli vazhdon për të katërtën ditë bombardimet në Rripin e Gazës
E Martë, 12.30.2008, 09:42am

ZA - Autoritetet në Rripin e Gazës thonë se 10 vetë kanë humbur jetën nga avionë luftarakë izraelitë sot në mëngjes, ndërsa sulmet izraelite kundër objekteve palestinezë kanë hyrë në ditën e katërt radhazi. Zyrtarët thanë se sulmet shkatërruan 5 godina qeveritare të Hamasit përfshirë një godinë të Universitetit Islamik. Edhe disa objekte sigurie palestineze u rrafshuan gjatë sulmeve. Zyrtarët palestinezë thanë se tre ditë sulmesh ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 345 vetë, shumica militantë të Hamasit. Një agjenci ndihmash e OKB-së në Gazë, thotë se mjekët palestinezë kanë njoftuar për vdekjen e 57 civilëve. Megjithë sulmet ajrore, militantë palestinezë kanë hedhur që dje 12 raketa dhe mortaja drejt Izraelit, duke vrarë të paktën katër vetë. Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak tha dje se vendi i tij është në luftë të hapur me Hamasin. (Voal-online)

Këshilli i Sigurimit i bën thirrje Hamasit dhe Izraelit të ndërpresin luftimet
E Djelë, 12.28.2008, 04:54pm

DW, ZA, La Repubblica - Situata në Rripin e Gazës - Aviacioni izraelit vazhdon sulmet, Hamasi deklaron hakmarrje. Këshilli i Sigurimit kërkon fundin e menjëhershëm të luftimeve. "Anëtarët e Këshillit të Sigurimit në sfondin e shkallëzimit të gjendjes në Gazë shprehin shqetësimin e tyre të madh", vuri në dukje të dielën në mëngjes (28.12.08) ambasadori kroat, Neven Jurica, në funksionin e kryetarit të forumit më të lartë të OKB-së.

Duke u prononcuar për shtypin pas seancës Riad Mansour, i dërguari palestinez në OKB, deklaroi: "Armëpushimi është një çështje evidente që i adresohet palës, e cila po kryen agresion kundër popullit palestinez. Në 24 orët e fundit të agresionit janë varë e plagosur mëse 1.000 palestinezë, shumica civilë.". Njerëzit kudo në botë, kanë reaguar me shqetësim për dhunën në Gazë. Sot Papa Benedikti u lut që t'i jepet fund dhunës në tokën ku ka lindur Jezusi, që të krishterët besojnë se ishte biri i Zotit. 

SHBA fajësuan Hamasin për prishjen e armëpushimit dhe bënë thirrje për rivendosjen sërish të marrëveshjes. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Xhondroe tha se është krejtësisht e paparanueshme për Hamasin që të hedhë raketa ndaj Izraelit pas armëpushimit që zgjati për 6 muaj. Vendet myslimane dënuan Izraelin për sulmet. Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei urdhëroi myslimanët sot që të mbrojnë palestinezët nga sulmet e Izraelit. Ai gjithashtu dënoi disa qeveri arabe për "nxitje të heshtjes", për sulmet në Gazë. Lidhja Arabe ka planifikuar një takim urgjent për sot, për të diskutuar rreth situatës.

Bashkimi Europian kërkon armëpushim të menjëhershëm
E Djelë, 12.28.2008, 09:23am

27 dhjetor (Voal-online) Mediat perëndimore, në edicionet e lajmeve të pasdite dhe të mbrëmjes së sotme, bëjnë të ditur se, nëpërmjet një zëdhënësi Shefi i politikës së jashtem dhe sigurisë të Bashkimit Europian Javier Solana, duke shprehur shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjet e përshkallëzuara, ka kërkuar sot armëpushimin e menjëhershëm dhe iu ka kërkuar palëve të jenë në maksimum të përmbajtura. Avionët dhe helikopterët luftarakë të Izraelit kanë goditur Rripin e Gazës, të qeverisur nga Hamas, duke vrarë 155 veta në përgjigje të një rakete të lëshuar nga palestinezët, e cila vrau një izraelit. Edhe Komisionierja për Marrëdhëniet e Jashtme në qeverinë e Bashkimit Europian, Benita Ferrero-Waldner, tha në një deklaratë se të dyja palët duhet të ndalin përshkallëzimin e dhunës e cila rrezikon popullsinë civile. Ajo kërkoi rikthim të menjëhershëm tek armëpushimi. 

Barak Obama dhe simboli i Abraham Linkolnit
E Premte, 12.26.2008, 09:55am

ZA – Voal-online - Presidenti i zgjedhur Barak Obama do të bëjë betimin si presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara me Biblën që përdori Abraham Lincolni kur bëri betimin e tij më tepër se 1 shekull më parë.  Bibla e Lincolnit ndodhet në koleksionin e  Bibliotekës së Kongresit  dhe iu presantua media këtë javë.   "Ideja e qeverisë së popullit, nga populli dhe për popullin nuk është shuar nga kjo botë…”  Natën e zgjedhjeve, presidenti i zgjedhur Barack Obama lexoi këtë thënie nga fjalimi i famshëm i  Getisburgut i Presidentit Abraham Lincoln. Por referencat e tij për Linkolnin nuk mbetën vetëm me këtë thënie. Kjo Bible që Presidenti Lincoln përdori për inaugurimin e tij, do të përdoret tani nga zoti Obama kur ai të bëjë betimin për në Shtëpinë e Bardhë në muajin janar. Presidenti Lincoln njihet për misionin që ndërmori për heqjen e skllavërisë në mesin e shekullit të 19.  Bibla e  Lincolnit është pjesë e koleksionit të librave të rrallë në Bibliotekën e Kongresit në Washington. Clark Evans është shef i njërit prej seksioneve.  "Ka një lidhje të dukshme mes Linkolnit, emancipuesit të madh dhe faktit që presidenti i parë afrikano-amerikan do të përdorë për betimin Biblën që u përdor nga Linkolni".Bibla u ble posaçërisht për betimin e Linkolnit në vitin 1861 nga një sekretar i Gjykatës së Lartë amerikane. Vula e gjykatës tregon se kjo është pikërisht ajo bibël historike. Zoti Evans thotë se zakonisht Bibla nuk nxirret për ta parë publiku me përjashtim të rasteve si ky. "Një nga bukuritë e kësaj koincidence është se vetëm pak javë pas inaugurimit do të jetë 200 vjetori  i lindjes së Abraham Lincolnit".Komisioni i Inaugurimit presidencial thotë se zoti Obama do të jetë presidenti i parë që bën betimin me këtë Bibël që prej 150 vjetësh kur ajo u përdor nga Linkolni. //iç// 

Spiunët në vendet ish komuniste &
E Mërkurë, 12.24.2008, 12:19pm

ISH ÇEKOSLLAVAKIA:  Në vitin 2003 Republika Çeke botoi listën e personave që kanë bashkëpnuar me policinë sekrete të kohës së komunizmit, StB.Një listë me emrat e rreth 160 mijë të personave të pretenduar si bashkëpunëtorë, u bënë publike një dekadë përpara nga ish dezidenti Petr Cibulka, që tha atëherë si i kishte marrë informacionet prej një burimi që kishte mundësi të shihte dosjet e StB-së. Sllovakia hapi mijëra dosje sekrete të StB-së në nëntor 2004. Këto dosje përmbanin emrat e më shumë se 21 mijë vetëve, ku përfshihen informatorë dhe dizidentë të pretenduar, datojnë në mesin e viteve 1950.

GJERMANIA:  Pas ribashkimit, Gjermania kaloi një ligj në vitin 1991 për hapjen e arkivave të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, Stasi. Ligji për Dosjet e Stasi-t, i mbrojti ato nga shkatërrimi dhe mundësoi hapjen e tyre graduale. Çdo shtetas ka të drejtën të inspektojë dosjet personale dhe të gjejë se deri në çfarë mase Stasi ka ndikuar në jetën e tij. Më shumë se dymilion njerëz i kanë inspektuar dosjet e tyre.

POLONIA:  Në nëntor 2006, presidenti Lech Kaczynski firmosi një ligj të ri për hapjen e dosjeve të policisë sekrete që përmbanin informacione për diplomatë aktualë, ministra qeverie dhe anëtarë të parlamentit. Përpara këtij ligji, vetëm historianët dhe gazetarët kishin mundësi t'i shihin këto dosje, të cilat mbahen në Institutin Kombëtar të Përkujtimit (IPN) të ngritur në 1998 për të përndjekur krimet naziste dhe komuniste në Poloni. Dosjet janë bërë publike, por personat që tregohen se kanë bashkëpunuar kanë të drejtë të apelojnë në gjykata për të pastruar emrat e tyre.

 

  » City Journal: Kosova, model i tolerances islame
  » Shengeni vë Zvicrën në vështirësi
  » Mijëra qirinj ndriçojnë Zvicrën në favor të një shoqërie solidare, ku forca matet me mirëqenien e më të dobtëve
  » Xhorxh W.Bush
  » LONDRA DHE BERLINI RATIFIKOJNË PROTOKOLLIN E SHQIPËRISË ME NATO-n
  » Presidenti Bush mbi arritjet në fushën e sigurisë kombëtare
  » Dënohet përgjegjësi i genocidit në Ruandë
  » Revista “Time” emëron Barak Obamën “Njeriu i vitit 2008”
  » GORDON BRAUN VIZITË TË PAPRITUR NË IRAK
  » SARKOZI:  "Ne duam një Europë të fortë..! "



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]