VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Administratori i ri i General Motors është Fric Henderson
E Hënë, 03.30.2009, 02:19pm (GMT1)

Voal-online Administrator i ri i deleguar i General Motors është Fritz Henderson. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kolosi me qendër në Detroit, i cili pak më parë kishte konfirmuar lamtumirën e Rick Wagoner. Fritz Henderson deri tani ishte president i kompanisë. Revolucioni në ekipin drejtues të General Motors ndodh në prag të shpalljes nga ana e administratës së Presidentit Barack Obama të një rinovimi tjetër të ndihmave për këtë sektor. Por prapa shkarkimit të Rick Wagoner duhet të ketë qenë pikërisht kërkesa nga ana e Presidentit Barack Obama, i cili do të argumentojë pas pak orësh planin e tij, në shkëmbim të ndihmave të reja, Obama ka dashur largimin e Rick Wagoner.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.