VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Pekini ka super-raketë për t'i fundosur aeroplanmbajtëset
E Mërkurë, 04.01.2009, 09:29am (GMT1)

Voal-online - Alarmin e jep Pentagoni. Pekini ka në zotërim një super-raketë në gjendje të fundosë një prej aeroplanmbajtëseve gjigante amerikane me ngarkesë bërthamore. Këtë mund ta bëjë me vetëm një goditje, nga një largësi prej 2 000 kilometrash. Një armë rrezikon ndryshimin e baraspeshimeve delikate të forcave në ujërat aziojuglindore ku është në vijim një përballje gjithnjë më e pezmatuar midis anijeve amerikane të luftës dhe atyre kineze. Këtë e bën të ditur vebsajti i US Naval Institut, një strukturë studimore, themeluar më 1873 në Akademinë e Marinës në Annapolis. Pekini, thonë analistët e këtij institui, kanë zhvilluar një raketë balistike antianije (ASBM). Modeli është bazuar në një version të ndryshuar të Dong Feng 21, hyrë në shërbim për herë të parë më 1996. Elementi më i rrezikshëm i raketës së re, që arrin Mach 10 (dhjetëfish shpejtësinë e zërit) është mbushja e tipit Marv në gjendje për të ndryshuar në fazën e rihyrjes në atmosferë për t'iu ikur sistemeve antiraketore.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.