VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

13 VENDE TË AMERIKËS NËNSHKRUAJNË NJË MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR SPECIEN NË ZHDUKJE TË TIGRIT TË EGËR
E Mërkurë, 11.24.2010, 12:35pm (GMT1)

13 vende të Azisë, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Indinë nënshkruan një zotim për të mbrojtur specien në zhdukje të tigrit të egër.

Kryeminsitri i Rusisë, Vladimir Putin organzoi një takim ditën e djeshme të udhëheqësve dhe zyrtarëve të lartë nga 12 qeveri të tjera aziatike në Shën Petersburg për një forum Ndërkombëtar 4 ditor për mbrojtjen e tigrit.

Zoti Putin foli në këtë mbledhje mbi rëndësinë për mbrojtjen e një kafshe madhështore për brezat e ardhëshme.

Ai tha se dëshiron të shoh që numri i Tigrave aziatik të dyfishohet deri në vititn 2022. Ai tha se ky qëllim është i vështirë, por jo i pamundur.

Kryeministri rus bëri gjithashtu thirrje për ndihmë financiare për vendet në zhvillim që punojnë në mbrojtje të Tigrave.

Kryeministri i Kinës, Ven Gjiabao i tha forumit se për të arritur sukses në këtë drejtim, janë të domosdoshem operacionet kundër gjuetarëve të Tigrave dhe kundër tregtisë ilegale që bëhet me lëkurën apo pjesë të tjera të kësaj kafshe.

Ekspertët pohojnë se kërkesat për lëkurëne tigrit dhe pjesëve të tjera të tij, që disa besojnë se janë kurative, kanë kontribuar në rrallimin e kësaj kafshe dhe kanë krijuar mundësinë për zhdukjen e tij.

Ekspertët e kafshëve të egra thonë se numri i tigrave të egër ka rënë nga 100 mijë, një shekull më parë në rreth 3 mijë e 200 .

(http://www.vosnews.com/albanian)

--

Tigrat mund të zhduken për 12 vjet


Ekspertët i kanë thënë konferencës ndërkombëtare në Shën Peterburg se tigrat e egër mund të zhduken për 12 vjet nëse nuk ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e tyre.

Dekadat e tëra të shpyllëzimit dhe shkatërrimit të mjedisit e kanë zvogëluar numrin e tigrave të egër në rreth 3.200 nga 100.000, sa ishin një shekull më parë.

Xhejms Lip, drejtor i Fondit për Kafshët e Egra i ka thënë konferencës se nëqoftëse nuk ndërmerren masa të duhura, tigrat mund të zhduken deri në vitin 2022.

Banka Botërore ka vlerësuar se mund të duhen të paktën 350 milionë dollarë për pesë vitet e ardhshme për mbrojtjen e këtyre kafshëve që jetojnë në Butan, Kamboxhë, Kinë, Indi, Laos, Malajzi, Birmani, Nepal, Rusi, Tajlandë dhe Vietnam. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.