VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Presidenti Obama: SHBA nuk janë në luftë me fenë islame

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Presidenti Obama: SHBA nuk janë në luftë me fenë islame
E Martë, 04.07.2009, 10:14am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Presidenti Obama po përmbyll vizitën e tij në Turqi që do të jetë edhe ndalesa e fundit në turin e parë europian. Presidenti deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me fenë islame dhe theksoi se partneriteti me botën myslimane nuk mund dhe nuk duhet të bazohet vetëm në luftën ndaj organizatës al Kaeda. Gjatë takimeve në Ankara, z. Obama vuri në dukje rolin e Turqisë si një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit si dhe shprehu mbështetjen e fuqishme amerikane për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian, pasi, siç tha z. Obama, "Ankaraja është një aleate e vendosur dhe e përgjegjshme e Shteteve të Bashkuara dhe Europës". Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me fenë islame.

Presidenti po përmbyll vizitën e tij në Evropë me ndalesën e fundit Turqinë në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet amerikano-turke.
Z. Obama vuri kurora me lule mbi varrin e Mustafa Kemal Ataturkut. Presidenti la një mesazh në librin e vizitorëve.

Pas homazheve, z. Obama u takua me presidentin turk, Abdullah Gul në Ankara ku foli mbi nevojën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e terrorizmit, Afganistanit, Iranit dhe paqes në Lindjen e Mesme.
"Dua ta bëj të qartë se Turqia nuk është vend i rëndësishëm vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për botën.
Siç thuhet shpesh Turqia është ura mes Lindjes dhe Perëndimit. Ky është një vend me tradita të jashtzakonshme, por që gjithashtu ndërthur traditat e lashta me karakteristikat e një shteti modern që respekton demokracionë, sundimin e ligjit dhe po përpiqet për të krijuar një ekonomi moderne".
Z. Obama tha se Shtetet e Bashkuara, megjithëse një vend me shumicë të krishterë e shohin veten si një vend ku respektohet qytetaria, dhe, siç tha zoti Obama, Turqia moderne është themeluar mbi të njëjtat parime.
Duke folur për temën delikate të marrëdhënieve turko-armene, z. Obama tha se nuk e ka ndryshuar pikëpamjen e tij se Turqia ushtroi gjenocid ndaj popullit armen rreth një shekull më parë, por theksoi se nuk dëshiron që Uashingtoni të ndërhyjë në, siç i quajti z. Obama, negociatat e frytshme mes Ankarasë dhe Jerevanit.
Presidenti u takua sot me kryeministrin turk Rexhep Tahip Erdogan dhe mbajti një fjalim në parlamentin turk. Presidenti u tha ligjvënësve turq se, si Amerika edhe Turqia përballen me sfida të njëjta si kriza ekonomike, ekstremizmi dhe armët bërthamore. Z. Obama tha se asnjë shtet nuk mund t'i zgjidhë këto probleme i vetëm.
Presidenti përshëndeti përpjekjet e Ankarasë për të njohur të drejtat e pakicës kurde duke marrë masa si heqja e kufizimeve për transmetimet televizive në gjuhën kurde. Z. Obama po kështu ofroi mbështetjen e tij për zgjidhjen e statusit të Qipros.
Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, administrata e z. Obama ka për qëllim të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë pas ftohjes së viteve të fundit dhe mosmarrëveshjeve mbi luftën në Irak në vitin 2003.Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Obama nesër në Stamboll, arrin atje edhe Muhamet Katami (04.05.2009)
Koreja veriore lëshoi satelitin (04.05.2009)
Bllagojeviç perballet me akuzat (04.03.2009)
Pekini ka super-raketë për t'i fundosur aeroplanmbajtëset (04.01.2009)
Britania fillon tërheqjen nga Iraku (03.31.2009)
Administratori i ri i General Motors është Fric Henderson (03.30.2009)
Riarmatimi i Rusisë vë përballë faktorë politikë dhe ekonomikë (03.28.2009)
Tension i ngritur Japoni-Kore e Veriut (03.27.2009)
Xhon Kredok Rusia synon ta dobësojë Perëndimin (03.25.2009)
Polonia i bën thirrje SHBA të realizojë planet për mbrojtjen nga raketat (03.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]