VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA gati t'iu bashkohen fuqive botërore në bisedime me Iranin

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 12:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA gati t'iu bashkohen fuqive botërore në bisedime me Iranin
E Enjte, 04.09.2009, 08:10am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, thotë se SHBA do të jenë një pjesëmarrëse e plotë në bisedimet e nivelit të lartë me Iranin lidhur programin e debatueshëm bërthamor, duke shënuar kështu një tjetër kthesë në politikën amerikane ndaj Teheranit.

Zonja Klinton tha dje se nevojitet një angazhim tepër i kujdesshëm për një sërë çështjesh me Iranin. Ajo shtoi se "nuk ka asgjë më të rëndësishme" sesa përpjekjet për ta bindur Iranin t'i ndalë përpjekjet për të siguruar armë bërthamore.

Diplomatë të lartë të 5 vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurimit, (SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania), plus Gjermania, u takuan dje në Londër. Ata thanë se do t'i kërkojnë Shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana, ta ftojë Iranin që të takohen së shpejti, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për çështjen "kritike"bërthamore.

Në deklaratën e tyre, vendet e Këshillit të Sigurimit i kërkojnë Iranit, siç thanë ata "të angazhohet seriozisht me ne për hir të respektit reciprok". Zyrtarët iranianë nuk kanë bërë komente lidhur me këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie dypalëshe me Iranin, megjithatë, presidenti Barak Obama ka shprehur gatishmërinë për fillimin e dialogut. Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA duhet të udhëheqë politikën për Ballkanin krahas evropianëve (04.08.2009)
Presidenti Obama: SHBA nuk janë në luftë me fenë islame (04.07.2009)
Obama nesër në Stamboll, arrin atje edhe Muhamet Katami (04.05.2009)
Koreja veriore lëshoi satelitin (04.05.2009)
Bllagojeviç perballet me akuzat (04.03.2009)
Pekini ka super-raketë për t'i fundosur aeroplanmbajtëset (04.01.2009)
Britania fillon tërheqjen nga Iraku (03.31.2009)
Administratori i ri i General Motors është Fric Henderson (03.30.2009)
Riarmatimi i Rusisë vë përballë faktorë politikë dhe ekonomikë (03.28.2009)
Tension i ngritur Japoni-Kore e Veriut (03.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]