VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rusi: Protestohet kundër modernizimit të armatës
E Shtunë, 04.11.2009, 08:38pm (GMT1)

Voal-online - Rreth 300 demonstrantë protestuan sot në qytetin Vladivostok, në lindjen e largët të Rusisë, kundër planeve të qeverisë për modernizimin radikal të armatës.
Tubimin në Vladivostok e organizoi dega rajonale e Unionit të Oficerëve, ku kryesisht bëjnë pjesë pensionistët ushtarakë.
Protesta që u zhvillua në bazën e Flotës së Paqësorit është njëra nga protestat më të mëdha të organizuara deri më sot.
Reformat e planifikuara ushtarake parashohin reduktimin drastik të oficerëve dhe shpërndarjen e shumë njësiteve ushtarake.
Muajit e fundit Vladivostoku është bërë qendra e protestave antiqeveritare për shkak të krizës ekonomike globale.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.