VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Të hënën Këshilli i Sigurimit pritet të miratojë një deklaratë për Korenë e Veriut

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 10:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Të hënën Këshilli i Sigurimit pritet të miratojë një deklaratë për Korenë e Veriut
E Djelë, 04.12.2009, 08:33am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Këshilli i Sigurimit thotë se ka në plan të miratojë të hënë një deklaratë, ku të dënohet hedhja e raketës me rreze të gjatë veprimi mbi Japoni në fillim të muajit. 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, SHBA, Britania, Franca, Kina dhe Rusia, plus Japonia, arritën dje njëzëri një marrëveshje në një sesion të jashtëzakonshëm.                                                                             
Në një sesion të rrallë që u mblodh dje në Nju Jork, Këshillit të Sigurimit prej 15 anëtarësh ju paraqit një projektdeklaratë e hartuar nga SHBA, Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Japonia, ku dënohet qartë hedhja e raketës nga Koreja e Veriut më 5 prill, e cila fluturoi mbi Japoni dhe u ul mbi Oqeanin Paqësor. Deklarata kërkon që Pheniani të mos hedhë raketa të tjera në të ardhmen.

Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rajs, e cila ja paraqiti projektin e deklaratës pjesës tjetër të Këshillit, në emër të 5 vendeve anëtare të përhershme dhe Japonisë, i tha gazetarëve pas konsultimeve, se mendon që deklarata është tepër e fortë dhe se ajo i dërgon një mesazh të qartë dhe të unifikuar Koresë së Veriut, se shkeljet e ligjit ndërkombëtar nuk do të kalohen pa u ndëshkuar dhe se do të kenë pasoja.

"Në deklaratë dënohet qartë hedhja e raketës më 5 prill; në të bëhet e qartë se ky veprim ishte në kundërshtim me rezolutën 1718 të OKB-së. Në të kërkohet që Republika Demokratike e Koresë së Veriut të mos kryejë tjetër hedhje rakete dhe në të kërkohet që si Pheniani, edhe të gjitha vendet anëtare të OKB-së të zbatojnë plotësisht detyrimet sipas Rezolutës 1718,"- tha ajo.

Ambasadorja Rajs tha se deklarata po ashtu ngre mundësinë e sanksioneve të mëtejshme kundër Koresë së Veriut, në se nuk zbaton rezolutën. Mes këtyre sanksioneve do të jenë ndalimi i mallrave brenda dhe jashtë Koresë së Veriut, si dhe ngrirja e pasurive jashtë vendit.

Projektmarrëveshja, të cilën anëtarët e Këshillit të Sigurimit po e diskutojnë me qeveritë përkatëse, po ashtu bën thirrje për rifillimin e bisedimeve 6-palëshe.
Marrëveshja mes 5 vendeve anëtare të KS dhe Japonisë u arrit dje, pas një takimi prej dy orësh, që i dha fund ngecjes një javëshe për marrjen e një vendimi të unifikuar.

Japonia ka qenë nismëtarja për përgjigjen e KS ndaj veprimit të Koresë së Veriut dhe ambasadori Jukio Takasi tha se qeveria e tij është e kënaqur me projektmarrëveshjen, edhe pse Tokio kishte kërkuar miratimin e një rezolute të veçantë.

"Preferenca e Japonisë do të ishte një rezolutë, por po aq e rëndësishme është arritja e një vendimi të përbashkët. Në se ne do të kishim këmbëngulur për rezolutën, do të cënohej uniteti i Këshillit, prandaj ne pranuam variantin e një deklarate tepër të fortë,"- tha ai.

Presidenti i Këshillit të Sigurimit për muajin prill, ambasadori meksikan Klod Heller, i tha gazetarëve se projektdeklarata krijon bazat për një mesazh konsensual dhe të qartë të Këshillit, dhe se ai pret që ajo të miratohet të hënën, kur KS ka në plan të takohet përsëri për këtë çështje.

Koreja e Veriut hodhi të dielën e kaluar një raketë, megjithë përpjekjet ndërkombëtare për të mos e lejuar një veprim të tillë. Disa vende, mes tyre edhe SHBA mendojnë se prova e së dielës ishte maskim i një prove me raketë me rreze të gjatë veprimi. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rusi: Protestohet kundër modernizimit të armatës (04.11.2009)
SHBA gati t'iu bashkohen fuqive botërore në bisedime me Iranin (04.09.2009)
SHBA duhet të udhëheqë politikën për Ballkanin krahas evropianëve (04.08.2009)
Presidenti Obama: SHBA nuk janë në luftë me fenë islame (04.07.2009)
Obama nesër në Stamboll, arrin atje edhe Muhamet Katami (04.05.2009)
Koreja veriore lëshoi satelitin (04.05.2009)
Bllagojeviç perballet me akuzat (04.03.2009)
Pekini ka super-raketë për t'i fundosur aeroplanmbajtëset (04.01.2009)
Britania fillon tërheqjen nga Iraku (03.31.2009)
Administratori i ri i General Motors është Fric Henderson (03.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]