VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Marina amerikane liron kapitenin e kapur peng nga piratët

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Marina amerikane liron kapitenin e kapur peng nga piratët
E Hënë, 04.13.2009, 08:24am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Marina e Shteteve të Bashkuara arriti të lirojë kapitenin amerikan që mbahej peng nga piratët përballë brigjeve të Somalisë.

Në Bahrein, kreu i Komandës Qendrore të Marinës amerikane, Nënadmirali Bill Gortni tha se komandanti në vendin e ngjarjes u bind të dielën se kapiteni Riçard Filips ishte në rrezik jete prandaj urdhëroi snajperët e marinës të hapnin zjarr kundër piratëve.  

Tre piratë u vranë ndërsa i katërti u kap.

Admirali Gortni tha se të paktën njëri prej piratëve i kishte drejtuar armën kapitenit kur snajperët hapën zjarr. Ai tha se Presidenti Obama i kishte autorizuar komandantët të përdornin forcën nëse bindeshin se kapiteni Filips ishte në rrezik.

Kapiteni i liruar u dërgua në një anije të marinës amerikane ku u ekzaminua nga mjekët të cilët thanë se ai gëzonte shëndet të plotë.

Presidenti Obama shprehu kënaqësi për operacionin e shpëtimit. Në një deklaratë me shkrim ai vlerësoi lart përpjekjet e ushtrisë dhe të agjencive të tjera qeveritare amerikane që punuan për shpëtimin e kapitenit Filips.

Një zëdhënës e familjes së kapitenit u tha gazetarëve se ai foli në telefon me gruan e tij e cila falenderoi dashamirësit për interesimin që treguan gjatë kësaj prove të vështirë që kaloi familja.  

Piratët somalezë e morën peng kapitenin të mërkurën pas një përpjekjeje pa sukses për të rrëmbyer anijen e tij Maersk Alabama.

Anëtarët e ekuipazhit të anijes të cilët ndodhen tani në Mombasa të Kenias, thanë se kapitani u shpëtoi atyre jetën duke u dorëzuar vetë në duart e piratëve.  

Anija ishte e ngarkuar me materiale ndimash ushqimore për refugjatët afrikanë.

Marina amerikane ka vazhduar patrullimin e ujrave përballë Somalisë në përgjigje të sulmeve të shumta të piratëve dhe të rrëmbimeve që kanë ndodhur në këto ujra. Piratët kanë rrëmbyer të paktën 6 anije gjatë javës së fundit, duke përfshirë një rimorkiator me flamur italian dhe me 16 vetë në bord.  

Vitin e kaluar, piratët kapën më shumë se 40 anije dhe arritën të marrin para në shkëmbim të lirimit të ekuipazhit, në disa raste më tepër se 1 milion dollarë për anije. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Të hënën Këshilli i Sigurimit pritet të miratojë një deklaratë për Korenë e Veriut (04.12.2009)
Rusi: Protestohet kundër modernizimit të armatës (04.11.2009)
SHBA gati t'iu bashkohen fuqive botërore në bisedime me Iranin (04.09.2009)
SHBA duhet të udhëheqë politikën për Ballkanin krahas evropianëve (04.08.2009)
Presidenti Obama: SHBA nuk janë në luftë me fenë islame (04.07.2009)
Obama nesër në Stamboll, arrin atje edhe Muhamet Katami (04.05.2009)
Koreja veriore lëshoi satelitin (04.05.2009)
Bllagojeviç perballet me akuzat (04.03.2009)
Pekini ka super-raketë për t'i fundosur aeroplanmbajtëset (04.01.2009)
Britania fillon tërheqjen nga Iraku (03.31.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]