VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Marina amerikane liron kapitenin e kapur peng nga piratët E Hënë, 04.13.2009, 08:24am (GMT1) Zëri i Amerikës - Marina e Shteteve të Bashkuara arriti të lirojë kapitenin amerikan që mbahej peng nga piratët përballë brigjeve të Somalisë. Në Bahrein, kreu i Komandës Qendrore të Marinës amerikane, Nënadmirali Bill Gortni tha se komandanti në vendin e ngjarjes u bind të dielën se kapiteni Riçard Filips ishte në rrezik jete prandaj urdhëroi snajperët e marinës të hapnin zjarr kundër piratëve. Anija ishte e ngarkuar me materiale ndimash ushqimore për refugjatët afrikanë. Marina amerikane ka vazhduar patrullimin e ujrave përballë Somalisë në përgjigje të sulmeve të shumta të piratëve dhe të rrëmbimeve që kanë ndodhur në këto ujra. Piratët kanë rrëmbyer të paktën 6 anije gjatë javës së fundit, duke përfshirë një rimorkiator me flamur italian dhe me 16 vetë në bord. Vitin e kaluar, piratët kapën më shumë se 40 anije dhe arritën të marrin para në shkëmbim të lirimit të ekuipazhit, në disa raste më tepër se 1 milion dollarë për anije. Voal-online. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |