VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SARKOZI:  "Ne duam një Europë të fortë..! "
E Martë, 12.16.2008, 09:24pm (GMT1)

16 Dhjetor - Në fjalimin e tij në Parlamentin Europian, presidenti i Francës Sarkozi i hodhi një vështrim gjashtë mujorit kur BE udhëhiqej prej vendit të tij. Presidenti Francez Sarkozi tha se "presidenca franceze ishte e detyruar që ndiqte "ritmin ndërkombëtar të ngjarjeve", ku midis të cilave përmendi konfliktin midis Rusisë dhe Gjeorgjisë në gushtin që shkoi, si dhe krizën financiare që plasi në shtator. "Megjithëse unë u përpoqa që ta ndryshoja gjatë kësaj kohe Europën, ishte Europa që më ndryshoi mua" tha Sarkozi.

"Unë besoj realisht se çdo kryetar shteti ose qeverie mund të përfitojë nga kjo përgjegjësi," tha Sarkozi. "Ata do të mundnin të kuptojnë se megjithë diferencat që kemi, janë shumë sende që na bashkojnë."

Përsa i përket krizës që ka shpërthyer Sarkozi tha: "Ne në Europë duam një kapitalizëm sipërmarrës dhe jo një kapitalizëm spekulativ. Ne kërkojmë që t'i japim moralin e duhur kapitalizmit. Ne e kemi thënë këtë me një zë. Ekonomitë tona dhe kultura jonë politike është e ndryshme, por ne të gjithë biem dakord në fund. Ne duam një Europë të fortë, por që të jetë e fortë kjo Europë duhet të jetë e bashkuar".

Shumë liderë grupesh parlamentarë e përshëndetën qendrimin e Francës gjatë krizës në Gjeorgji. Sarkozi tha se gjatë kësaj krize qëllimi i tij kryesor ishte "që të ndalte luftën me qëllim që të mos bihej në të njëjtin kurth si në Bosnje". "Obsesion  i vërtetë" i presidencës të Francës kishte qenë që "Europa duhej që të merrte përgjegjësitë e saj në Gjeorgji, gjë që fatmirësisht e bëri duke qënë e bashkuar për sa i përket kësaj çështje", tha Sarkozi.

Sipas rotacionit, do të jetë Çekia që do të udhëheqë presidencën e rradhës të BE në gjashtë muajt e ardhshëm.(Voal-online)



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.