E Premte, 04.19.2024, 09:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 

The New York Times (17 prill 2009)

Rusia iu jep fund operacioneve në Çeçeni


E Premte, 04.17.2009, 12:18pm (GMT+1)

MOSKË "” Rusia zyrtarisht i dha fund atij që ajo e quan operacion të saj të kundërterrorizmit në rajonin jugor të Çeçenisë të enjten me një shpallje që mbante një peshë simbolike si fund I një dekade të betejave separatiste muslimabe për pavarësi..

Shpallja gjithashtu nënvizonte suksesin e presidentit me duar të forta të Çeçenisë Ramzan A. Kadyrov, në vendosjen e një stabiliteti të brishtë, që, mes të tjerash, lejoi të fillojë rindërtimin në Grozni, kryeqytetin e zhdukur. Por kritikët thonë se paqja u arrit nëpërmjet fushatash të brutalitetit të pakursyer që kanë përfshirë dhunime të të drejtave të njeriut.

Komiteti Kombëtar Antiterrorist i Rusisë tha në një deklaratë se vendimi është marrë "për t'i garantuar kushtet për normalizim të mëtejshëm të situatës në republikë dhe për zhvillimin e sferave të tij sociale dhe ekonomike".

Komiteti nuk përmendi ndonjë tërheqje të trupave, ndonëse zyrtarët rusë thanë se ata kanë tashmë më shumë liri veprimi për të pakësuar numrin e ushtarakëve federalë dhe forcave të sigurisë. Ndërsa dhuna në Çeçeni ka pësuar rënie, ka të ngjarë që shumë trupa dhe shumë forca të sigurisë do të mbeten atje për një kohë.

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Çeçenia ka qenë ndoshta rajoni më i trazuar në Rusi, qendër e dy luftërave të cilat shkaktuan mijëra vdekje.

Lufta e dytë filloi më 1999, kur ishte president Boris N. Yeltsin, pas shpërthimeve në disa ndërtesa në Moskë dhe gjetlë ku u vranë me qindra. Qeveria fajësoi terroristët çeçenë për bombat dhe dërgoi forca në republikë.

Mësymja ushtarake ishte koordinuar nga Vladimir V. Putin, në atë kohë dhe tani kryeministër i Rusisë. Përgjigja e fuqishme e armatosur e rriti figurën e Putinit, duke e ndihmuar atë të fitonte zgjedhjet si president i vendit më 2000.

Më 2007 z. Putin ia dha z. Kadyrov detyrën e shpëlarjes së terrenit pas fushatës ruse dhe dhënies fund të kryengritjes. Z. Kadyrov lëvizi me shpejtësi dhe brutalitet, duke i vrarë liderët rebelë dhe gjithashtu duke iu dhuruar amnesti luftëtarëve separatistë në shkëmbim të brenikërisë së tyre ndaj tij. Grupet e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar qeverinë e tij për kryerje rrëmbimesh, torturash dhe ekzekutimesh pa gjyq për të arritur këto objektiva.

Të enjten, z. Kadyrov tha se dhënia fund e oüeracionit kundërterrorist do të thotë fitore mbi terrorizmin në Çeçeni dhe kthimin në normalitet.

"Na është dashur një rrugë e gjatë deri te kjo ditë," tha ai në një konferencë shtypi, sipas një transkriptimi në vebsajtin e tij. "Unë kam humbur më shumë se 400 nga kolegët, miqtë dhe familja ime. Sot ne kemi konfirmuar se republika jonë është rajoni më paqësor dhe më i sigurtë i Rusisë."

Vendimi i së enjtes është një fitore për z Kadyrov, i cili prej një kohe të gjatë ka vënë si qëllimin më të madh të politikës së tij dhënien fund të operacionit rus në objektivin e tij për më shumë autonomi nga Moska.

"Ky është një demonstrim se ai është i aftë të trokasë në qendrën federale dhe të marrë më shumë hapësirë politike për qeverinë çeçene," tha Sergei Markedonov, shef i departamentit të marrëdhënieve ndëretnike në Institutin e Analizave Politike e Militare në Moskë.

Në kontekst të afërt, thonë analistët, vendimi për t'iu dhënë fund operacioneve kumd të shërbejë si maskë për shumë probleme që ende e shoqërojnë Çeçeninë dhe udhëheqjen e saj.

Pikërisht tri javë më parë Sulim B. Yamadayev, një ish gjeneral çeçen dhe një kryeopozitar kundër z. Kadyrov,u vra në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, një vrasje që duket e ngjashme me vrasjet e armiqve të presidentit çeçen mujave të fundit.

Dhe brenda Çeçenisë situata nuk është kaq rozë sa është pikturuar nga z. Kadyrov e nga Kremlini, thotë Grigory S. Shvedov, botues i shërbimit veb të lajmeve Caucasian Knot (Nyja Kaukaziane). "Numri i shpërthimeve ekslpozive, sulmeve terroriste dhe vrasjeve si të të kaluarën mbetet i lartë," thotë ai. "Është një përrallë hini se Çeçenia na qenka bërë një rajon stabël."
Michael Schwirtz


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rusia i jep fund operacionit 10 vjeçar në Çeçeni (04.17.2009)
Turqia shpall programin ekonomik të parapranimit në Bashkimin Europian (04.15.2009)
Marina amerikane liron kapitenin e kapur peng nga piratët (04.13.2009)
Të hënën Këshilli i Sigurimit pritet të miratojë një deklaratë për Korenë e Veriut (04.12.2009)
Rusi: Protestohet kundër modernizimit të armatës (04.11.2009)
SHBA gati t'iu bashkohen fuqive botërore në bisedime me Iranin (04.09.2009)
SHBA duhet të udhëheqë politikën për Ballkanin krahas evropianëve (04.08.2009)
Presidenti Obama: SHBA nuk janë në luftë me fenë islame (04.07.2009)
Obama nesër në Stamboll, arrin atje edhe Muhamet Katami (04.05.2009)
Koreja veriore lëshoi satelitin (04.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]