VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GORDON BRAUN VIZITË TË PAPRITUR NË IRAK


E Mërkurë, 12.17.2008, 10:05am (GMT1)

17 Dhjetor - Agjencitë e lajmeve, duke përmendur si burim televizionin iraken, njoftuan herët në mëngjes se kryeministri britanik Gordon Brown arriti në Bagdad në një vizitë të papritur. Televizioni iraken tha se kryeministri do të trajtojë çështjen e së ardhmes së trupave britanike në vendin ende jo të stabilizuar.

Ndërsa televizioni britanik BBC bën të ditur se Gordon Brown dhe kryeministri iraken Nouri Maliki thanë se forcat britanike do të "plotësojnë qëllimet e tyre" në gjysmën e parë të vitit 2009 dhe do të largohen. Dy liderët, në një deklaratë të përbashkët pohuan se ata i bënë bisedimet në Bagdad. Të dy nënvizuan se partneriteti me dy vendeve do të vazhdojë. Ky është udhëtimi i katërt i Brown në Irak si kryeministër. Brown shoqërohet gjatë vizitës nga Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Jock Stirrup. Në deklaratën e përbashkët Brown dhe Maliki thanë se roli që kanë luajtur forcat luftuese britanike po arrin përfundimin. Në Irak ndodhen 4100 trupa, të cilat shërbejnë në Basra, në jug të Irakut. Pritet që largimi i trupave britanike të fillojë në pranverë, ndërsa në vend do të mbten 200 deri 300 këshilltarë ushtarakë në ndihmë të qeverisë së Irakut. (Voal-online)

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.