VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sot përurohet Biblioteka Digitale Botërore
E Martë, 04.21.2009, 07:41am (GMT1)

Evropa e Lirë - Sot zyrtarisht përurohet Biblioteka Digjitale Botërore, një faqe interneti ku do të mund të gjenden libra të rrallë, dorëshkrime, filma dhe fotografi nga mbarë bota.

Adresa e saj në internet do të jetë www.wdl.org kurse përmbajtja do të jetë në shtatë gjuhë të botës.

E zhvilluar nga UNESCO dhe 32 bibliotekat partnere nga mbarë bota, websajti shpreson të promovojë mirëkuptim më të mirë ndërmjet kulturave dhe të sigurojë resurse për mësuesit.

Themelimin e një Biblioteke Digjitale Botërore në vitin 2005 e propozoi James Billington, kreu i Bibliotekës së Kongresit amerikan, që është biblioteka më e madhe në botë.Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.