VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Hillari Klinton: Regjimit të Fidel Kastros po i vjen fundi
E Mërkurë, 04.22.2009, 08:58pm (GMT1)

Voal-online AFP bën të ditur se duke përmendur mosmarrëveshjet mes presidentit kubanez Raul Castro dhe vëllait Fidel, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dekalaroi se regjimit të Fidel Kastros në Kubë po i vjen fundi.
"Duket qartë se ka filluar të ketë debate'', deklaroi shefja e diplomacisë amerikane para Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. 
"Mendoj se këtij regjimi po i vjen fundi. Do të përfundojë një ditë dhe ne duhet të përgatitemi për këtë'', shtoi Clinton. 
 Drejtuesi kubanez, Fidel Castro nënvizoi sot në një koment se ''lirimi i kundërshtarëve në Kubë varej nga lirimi i pesë agjentëve kubanezë të burgosur në SHBA, duke theksuar se ''presidenti amerikan, Barack Obama i kishte keqinterpretuar propozimet e vëllait të tij, Raul''. 
     Fidel Castro, 82 vjeç theksoi se ''padyshim presidenti amerikan, Obama i ka keqinterpretuar deklaratat e Raul Kastros, i cili deklaroi javën e kaluar se ''ishte i gatshëm të diskutonte për gjithçka me Uashingtonin duke përfshirë këtu dhe të burgosurit politikë dhe për të drejtat e njeriut''.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.