VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Britani e Madhe: Kriza ekonomike rrit nivelin e kriminalitetit
E Enjte, 04.23.2009, 05:18pm (GMT1)

ATSH-ANSA/ - Ashtu siç ishte parashikuar, kriza ekonomike ka ndikuar në rritjen e kriminalitetit në Britaninë e Madhe, konstatohet nga një studim periodik të publikuar sot mbi kriminalitetin në Mbretërinë e Bashkuar duke shtuar se krimet më të zakonshme janë vjedhjet dhe bastisjet e pronave private.
     Sipas të dhënave të studimit, që përfshin vetëm tremujorin e fundit të vitit 2008, rastet e vjedhjeve të individëve janë rritur me 25 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit 2007, ndërsa ato të shtëpive janë shtuar me 4 përqind.
     Por, ndërkohë sipas studimit në fjalë, dhuna seksuale k apësuar rënie dhe totali i akteve kriminale regjistruar nga policia për këtë lloj krimi ka rënë me 4 përqind krahasuar me vitin 2007.
     Policia e përkufizon si "një zhvillim shqetësues" që do të monitorohet me kujdes të madh për të gjetur lidhjet që mund të ekzistojnë ndërmjet recesionit dhe papunësisë në rritje



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.