VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Revista “Time” emëron Barak Obamën “Njeriu i vitit 2008”


E Mërkurë, 12.17.2008, 06:53pm (GMT1)

17 Dhjetor /Revista "Time" ka zgjedhur fare pa mëdyshje njeriun e vitit Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obamën (Barack Obama) "Njeriun e vitit". Prestigjiozja amerikane ia ka kushtuar Obamës edhe ballinën e parë të numrit përkatës. Pamja e vendosur në ballinë, krijuar nga ish artisti i rrugës Shephard Fairey, qe shndërruar në një simbol të fushatës së tij zgjedhore. Kjo revistë ka një traditë të gjatë që, në javën e tretë të dhjetorit, të emërojë personalitetin më të shquar të vitit përkatës. Barak Obama është afroamerikani i parë që zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndoshta për herë të parë në histori, një kandidat presidencial ka gjetur një përkrahje pothuaj të njëzëshme jashtë vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Voal-online)



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.