VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Spanja kalon numrin katër milionësh dhe papaunësia arriti 17,36 për qind
E Premte, 04.24.2009, 03:04pm (GMT1)

ATSH-AFP/ - Numri i të papunëve në Spanjë e kaloi pragun prej katër milionësh gjatë tremujorit të parë të vitit 2009 dhe përqindja e papunësisë arriti në 17,36 kundër 13,91 për qind që ishte tre muaj më parë, njoftoi sot Instituti spanjoll i Statistikave (INE).
     "Numri i të papunëve arriti në 4,01 milionë, duke pësuar një rritje prej 1 836 milionë gjatë 12 muajve'', deklaroi në një komunikatë INE-ja. 
     "Përqindja e papunësisë ka pësuar një rritje me 3,45 pikë gjatë tre mujorit të parë duke arritur në 17,36 për qind të popullsisë aktive'', shtoi INE.
     Spanja e goditur nga shpërthimi i krizës së pasurive të patundshme, rënia e ndërtimeve dhe kriza financiare ndërkombëtare është prekur nga një krizë ekonomike e thellë dhe është zyrtarisht në recesion që nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2008


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.